Zëvëndësministri i Jashtëm: Zgjidhja përfundimtare me Serbinë do ta ketë njohjen reciproke - NACIONALE

Zëvëndësministri i Jashtëm: Zgjidhja përfundimtare me Serbinë do ta ketë njohjen reciproke

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti ka thënë se qeveria ka për qëllim që kurdo që arrihet një zgjidhje përfundimtare me Serbinë, të ketë njohjen reciproke në qendër.

Sipas Ahmetit, njohja reciproke është shtylla e çdo zgjidhjeje përfundimtare që sipas tij do të bëhet në të ardhmen.

Qëllimi i qeverisë së Republikës së Kosovës është që zgjidhja përfundimtare të jetë me njohje reciproke dhe çfarëdo zgjidhje e ndërmjetme që bëhet ta ketë njohjen reciproke në qendër, gjë e cila mbështetet edhe nga SHBA-të, është deklaruar edhe publikisht nga presidenti amerikan Biden dhe nga kancelari Scholz e gjithashtu nga Parlamenti Evropian. Pra, kjo është shtylla e çfarëdo zgjidhje përfudimtare që do të bëhet në të ardhmen.” - ka deklaruar Ahmeti në RTV Dukagjini.

Zëvëndësministi ka folur edhe lidhur me ç’njohjen nga Togo duke thënë se një njoftim i tillë nuk qëndron pasi është pozicionim i vitit 2019, pra sipas tij nuk është diçka e re.

Ndërsa, ka theksuar se edhe ç’njohjet për të cilat Vuçiq ka thënë se janë bërë nga nëntë vendet e tjera, janë demantuar nga vetë ato vende.

Ashtu siç ka thënë ministrja Gërvalla njoftimi i djeshëm nuk qëndron, pra përderisa diplomacia nuk po arrin të prodhojë rezultate të reja, po i riciklon lajmet e vjetra. Ai pozicionim i Togos ka ndodhur në vitin 2019 dhe dje nuk kishte asgjë të re. Për më tepër edhe të ashtuquajturat çnjohje nga nëntë vendet e tjera të proklamuara nga Vuçiq janë demantuar. Shërbimi ynë i jashtëm, ambasadorët nëpërmjet akreditimeve sekondare mbulojnë edhe ato vende që janë përmendur dhe në komunikim me to është vërtetuar se nuk qëndron. Vetë ato vende kanë demantuar deklaratën e Vuçiq, prandaj nuk ka asgjë të vërtetë nga këto deklaratat e fundit nga Beogradi.”- ka thënë Ahmeti.

Lajme të ngjashme