Haradinaj-Stublla: Kosova ka patur shumë pak shkëmbim bilateral me Togon
Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla ka folur rreth tërheqjes së njohjes së Kosovës nga Republika e Togos duke thënë sqarimet e saj rreth kësaj çnjohje.
Në një përgjigje për Express, ajo tha se kjo duke kjo lidhet me fushatën ilegale të Serbisë dhe se Kosova ka patur shumë pak shkëmbim bilateral me Togon- shtet që ka vendosur ta njohë Kosovën në vitin 2014.
“Njoftime për të ashtuquajtura “tërheqje të njohjes” nga Togo ka patur edhe në vitin 2019, kur fushata ilegale e Serbisë me pretendimin për “zhbërje” të shtetit të Kosovës ishte në fazë intensive dhe kur lobohej ndërkombëtarisht për idenë e shkëmbimit të territoreve dhe copëtimit të Kosovës. Prej asaj kohe, Kosova ka patur shumë pak (për të mos thënë fare) shkëmbim bilateral me Republikën e Togos.” - tha Haradinaj-Stublla.
Haradinaj-Stublla foli edhe për rikthimin e Daçiqit në krye të politikës së Jashtme të Serbisë po përdoret çdo mjet për ta dëmtuar Kosovën.
“Rikthimi i kthetrave të Daçiqit në krye të diplomacisë serbe vitin e kaluar ishte sinjal për ofensivë të re diplomatike kundër Kosovës.”- tha ajo.
