Zemaj: Interesi i qeverisë në sektorin e shëndetësisë është kapja e pozitave nga militant politik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka thënë se interesimi i qeverisë në sektorin e shëndetësisë nuk është menaxhimi e as avancimi i shërbimeve shëndetësore.
Zemaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se interesimi kryesor i qeverisë është kapja e pozitave nga militant politik.
Në fund Zemaj ka thënë se vetëm për 4 muaj kanë ikur 104 mjekë e infermiere nga vendi.
Postimi i plotë:
Qasja në sektorin e shëndetësisë nuk ndryshon. Ndaj, dështimi e degradimi vazhdon.
Interesimi i kësaj qeverie nuk është menaxhimi e as avancimi i shërbimeve shëndetësore, këtë e kemi thënë që nga fillimi.
Interesimi kryesor i kësaj qeverie mbetet kapja e pozitave nga militant politik; filluan me Bordin e SHSKUK, menaxhmentin, bordet profesionale e tashmë kanë arritur interesin primar e që del të jetë i madh “prokurimin e tenderët një burimor”, dmth pasurimin e jo ruajtjen e shëndetit publik!
Ndërsa, mjekët largohem çdo ditë, qindra mjekë dhe infermierë po ikin; vetëm për katër muaj të këtij viti, 104 kanë ikur.
Zoti i ruajt mjekët e infermierët e mbetur në vend si dhe pacientët që kanë nevojë për shërim!
