Zelensky: Ukraina u desh të kthente një sistem kundërajror të një shteti evropian, s’funksionoi - NACIONALE

Zelensky: Ukraina u desh të kthente një sistem kundërajror të një shteti evropian, s’funksionoi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë një interviste për agjencinë “Associated Press”, e ka përsëritur kërkesën që aleatët t’i dhurojnë më shumë armë vendit të tij, duke thënë se disa elemente të dhuruara nga Perëndimi nuk kanë funksionuar.

“Kemi vendime të mrekullueshme për (sistemet) “Patriot”, por nuk i kemi ato në të vërtetë”- tha ai, duke iu referuar sistemit amerikan për mbrojtje ajrore, i cili i është premtuar Ukrainës, raporton gazeta “The Guardian”.

Zelensky tha se Ukraina ka nevojë për 20 bateri “Patriot” për t’u mbrojtur nga raketat ruse dhe madje kjo sasi mund të mos jetë e mjaftueshme, “sepse asnjë vend në botë nuk është sulmuar me kaq shumë raketa balistike”.

Presidenti ukrainas shtoi se një shtet evropian dërgoi një sistem tjetër mbrojtës në Ukrainë, por ai nuk funksionoi dhe u desh që ai të ndërrohej “përsëri e përsëri”. Ai nuk e përmendi emrin e shtetit që i ka dhuruar ato armë.

Zelensky e përsëriti kërkesën e tij të vjetër që Ukraina të furnizohet me aeroplanë luftarakë, duke thënë: “Ne ende nuk kemi asgjë, kur bëhet fjalë për aeroplanë luftarakë modernë.”

Polonia dhe Sllovakia kanë vendosur që Ukrainës t’i japin aeroplanë të periudhës sovjetike, por asnjë shtet perëndimor deri më tani nuk është pajtuar që të dhurojë aeroplanë luftarakë modernë për shkak të shqetësimit se një veprim i tillë do të shkaktonte eskalim të konfliktit dhe do t’i mundësonte Ukrainës sulme thellë në territorin e Rusisë.

Një arsye tjetër, që është përmendur në medie, është koha e gjatë që nevojitet për trajnimin e pilotëve.

Lajme të ngjashme