Zaharova: ‘’ Serbët e Kosovës kanë treguar dinjitet kombëtar duke mos marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit’’
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme Ruse, Marija Zaharova, tha se serbët nga Kosova duke refuzuar të marrin pjesë në zgjedhje, që ajo i quan ‘’farsë zgjedhore’’, kanë treguar dinjitet dhe unitet të vërtetë kombëtar.
Ajo tha se pjesëmarrja e ulët e votuesve, tregon mungesën e kushteve elementare për shprehjen e vullnetit zgjedhor.
Zaharova tha se kështu e sheh perëndimi të ardhmen e rajonit, dhe tha se ky është shembull për të treguar se si demokracia do vazhdojë të organizohet, kudo ku diçka preket nga dora amerikane dhe e BE-së- raporton Kosovo Online.
"Serbët nuk kanë shkuar në zgjedhje në katër komuna në veri të Kosovës, ata nuk morën pjesë në atë parodi, dhe pjesëmarrja e ulët prej 3.5% e shqiptarëve të Kosovës tregon mungesën e kushteve elementare për shprehjen e vullnetit zgjedhor, por kjo nuk e pengoi Prishtinën, dhe unë nuk e fsheh cinizmin tim, ti quaj zgjedhjet të suksesshme dhe të deklaroj fituesit. Kështu duket supremacia e ligjit, natyrisht, në thonjëza, në anën perëndimore, në këtë rast në mënyrën Kosovare. Kështu e sheh Perëndimi të ardhmen e rajonit, është një shembull tekstual. Ai shembull mund të veçohet për të gjithë për të treguar sesi demokracia do të vazhdojë të organizohet kudo në Ballkan ku diçka preket nga dora amerikane dhe dora e BE-së nën kujdesin e SHBA-së”- tha Zaharova.
Zëdhënësja shprehu (sic) shqetësimin e saj duke theksuar se sipas saj Prishtina kërcënon se nuk do të formohet Asociacioni, shtimi i policisë speciale po frikëson qytetarët dhe shprehet e pakënaqur me faktin se sipas saj Prishtina mburret me mospërmbushjen e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit.
Ajo mendon se zgjedhjet kanë treguar se sa e rrezikshme është politika perëndimore në rajon, dhe se spastrimi etnik dhe diskriminimi nuk mund të kontribuojnë për paqen dhe pajtimin.
“Në Prishtinë mburren me mospërmbushjen e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit, kërcënojnë se nuk do të formohet Asociacioni, shtojnë praninë e policisë speciale në zonat joshqiptare, frikësojnë qytetarët. Emisarët nga Washingtoni dhe Brukseli kanë ka kohë që i bëjnë lajka Prishtinës dhe kanë heshtur për atë që po ndodh në raport me serbët. A mund të quhet kjo normalizimi i situatës, tejkalimi i problemeve, afrimi i qëndrimeve? Jo, është krejt e kundërta. Zgjedhjet kanë treguar gjithashtu se sa e rrezikshme është politika perëndimore në rajon, si dhe se spastrimi etnik dhe diskriminimi nuk mund të kontribuojnë për paqen dhe pajtimin,”- shtoi Zaharova.