Wisner: Druhem se Serbia nuk do ta njohë Kosovën - NACIONALE

Wisner: Druhem se Serbia nuk do ta njohë Kosovën

1 vit më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Frank Wisner, ish-përfaqësuesi special i ShBA-së për dialogun Kosovë - Serbi ka folur rreth zhvillimeve të fundit.

Sa i përket bisedimeve tashmë që kanë bërë bujë edhe në mediat ndërkombëtare, Wisner ka frikë se Serbia nuk do ta njohë Kosovën.

Kjo, gjithnjë sipas tij, shkaku i opinionit publik.

“Do të doja që të realizohej njohja e plotë ndërmjet dy shteteve. Kjo është pikërisht ajo për të cilën kemi punuar të gjithë që nga dita kur Kosova e shpalli pavarësinë, por nuk jam i sigurt se do ta arrijmë këtë, për shkak të opinionit publik në Serbi. Ky qëllim na është shmangur.

Prandaj edhe sugjerova dhe besoj kjo është mënyra në të cilën negociatorët janë duke u përpjekur për ta zgjidhur dhe kjo është që në vend të së pamundurës, të arrihet ajo që është praktike. Këto nuk janë çështje të vogla, pra të gjenden mënyra në të cilat do të jetojnë dy shtetet bri njëri-tjetrit dhe që një ditë, me shpresë, do të arrijnë te çështja e njohjes”, u shpreh Wisner në Interaktiv.

Lajme të ngjashme