Walker vazhdon qëndrimin në Kosovë, pritet në takim nga Osmani - NACIONALE

Walker vazhdon qëndrimin në Kosovë, pritet në takim nga Osmani

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim ish-ambasadorin William Walker.

Ai po qëndron në Kosovë edhe disa ditë pas përvjetorit të masakrës së Reçakut. Osmani e ka falënderuar ambasadorin William Walker për punën e tij në sensibilizimin e botës për krimet në Kosovë.

NJOFTIMI:

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim mikun e Republikës së Kosovës, ambasadorin William Walker.

Në një takim të përzemërt, Presidentja Osmani i shprehu edhe njëherë mirënjohjen e thellë ambasadorit Walker për vendosmërinë e tij për të treguar të vërtetën ndërkombëtarisht kur populli i Kosovës po përjetonte ditët më të errëta, si dhe për angazhimin e vazhdueshëm për të ndihmuar Kosovën në rrugën e shtetndërtimit.

"Qytetarët e Kosovës do t’u jenë përjetësisht mirënjohës. Faleminderit që ishe zëri ynë në ditët tona më të vështira e mirënjohje të pafund për miqësinë e sinqertë e të pakursyer për vendin dhe qytetarët tanë", tha Presidentja Osmani.

Lajme të ngjashme