Walker tregon një bisedë me ish-ambasadorin Dell: Më tha se nuk dëshiron komunikim me VV-në sepse janë antiamerikanë
Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, në një intervistë për RTV Dukagjinin, ndër të tjera ka rrëfyer edhe se çfarë i kishte thënë ish-ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Christopher Dell në lidhje me Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e saj Albin Kurti, në kohën kur nuk ishin pjesë e institucioneve të Kosovës.
Ai tha se kur kishte shkuar në ambasadën amerikane në kohën sa ishte Dell ambasador, dhe kishte dëgjuar për një lëvizje në Kosovë. Siç thotë Walker, Dell i kishte thënë e se di për kë po flet, po flet për VV-në dhe Albin Kurtin.
“…Kur kam dëgjuar fjalën Vetëvendosje, kame shkuar në ambasadën amerikane, dhe ju kam thënë që që kamë dëgjuar këtë lëvizje, po protestojnë dhe ai (Dell) më tha se e di për kënd po flet, ‘po flet për VV-në për Albin Kurtin, nuk du me pas ndonjë lidhje me ata, pasi janë antiamerikanë, janë rebel e duan të shkatërrojnë gjërat’”, ka treguar Walker.
Ai tregoi se si Dell i kishte thënë se do të flasë me ta vetëm nëse bëhen parti politike, por edhe pasi VV-ja ishte regjistruar si parti, Dell nuk kishte komunikim me Kurtin apo me dikë nga VV-ja.
“Në atë kohë më është thënë ambasadori, ‘Ëalker ju nuk i dini gjërat këtu ju nuk njiheni këtë të rinjtë’, por unë i thash pra duhet të flisni me ta. Ambasada e Amerikës duhet te flasë, ‘Ëalker nëse ata bëhen parti politike atëherë do të bisedojë me ta’, por kurrë nuk e ka bërë këtë, por nuk ka qenë i vetmi, shumë prej zyrtarëve të Shtetit i merrnin nag Delli, dhe nëse ka një urrejtje ai, në njëfarë mënyrë do të shkojë tutje në krejt sistemin”, ka shtuar Walker.
Mirëpo, Walker tregon e si VV-ja dhe Kurti ia kanë dëshmuar krejtësisht të kundërtën çka i ka thënë ish-ambasadori Dell.
Walker theksoi se kur ka qenë pjesëmarrës në fushatën e parë të VV-së, e ka parë se ajo çka ka thënë Dell nuk është e vërtetë, sipas Ëalker ata ishin pro amerikanë.
“Kur VV-ja ka pasur fushatën e parë politike, kam mbetur pa mend, dhe në ato fushata, shumë persona të VV-së më kanë thënë që e duan SHBA-në. Diçka krejt e kundërt çka ka thënë Dell për VV-në”. – tha Walker
Ai shtoi se për presidenten, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin, Albin Kurti, ka vetëm një kritikë, dhe ajo është udhëtimet e rralla në ShBA.
“Nëse është një vend që do ta kritikoja, Kurtin dhe Osmanin, është ejani më shpesh në SHBA, në Uashington dhe takohuni me njerëz që të dinë se çka është Kosova”, ka thënë ai.
