Shkëlzen Gashi i bindur: Albin Kurti nuk e lejon Asociacionin edhe nëse është në opozitë - NACIONALE

Shkëlzen Gashi i bindur: Albin Kurti nuk e lejon Asociacionin edhe nëse është në opozitë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Opinionisti, Shkëlzen Gashi, beson fuqishëm se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do të pranoj implementimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Kurti as nuk jep dorëheqje. Një çerek-shekulli ka karrierë politike mbi këto kauza”.- thotë Gashi teksa thotë se nuk përjashtohet mundësia që Kurti të rrëzohet.

“Mund të rrëzohet sepse ndoshta ka deputetë të Vetëvendosjen që thonë se nuk duam të prishemi me Amerikën”, tha Gashi në T7.

Madje, Gashi beson se Kurti një gjë të tillë nuk do ta lejon edhe në rast se është në opozitë.

“Unë po ta garantoj edhe ni sen, që qaj Asociacion nuk mundet me u implement edhe duke qenë në opozitë VV-ja. Edhe tu e pasë Albin Kurtin në opozitë. Nuk ke mujtë me pasë Asociacionin edhe kur ka qenë shumë më e dobët Vetëvendosje”. – beson Gashi.

Sipas tij VV-ja do të merret shumë më shumë vota nëse shkohet në zgjedhje për shkak të Asociacionit.

"Me bo me shku në zgjedhje, unë veç ni sen po ta garantoj, më 50.2 për qind më nuk është rezultati, është shumë ma naltë'. - thotë ish-këshilltari i Kurtit,

Gashi po ashtu ka thënë se Asociacionin e kanë nënshkruar ata që “kanë qenë të shantazhuar”.

“Jo vetëm për shkak të korrupsion, por edhe për shkeljen e së drejtës humanitare”. - thotë ai.

Lajme të ngjashme