VV me ndryshime në Komisionet parlamentare: Dimal Basha zëvendëson Fatmir Humollin
Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, ka bërë disa zëvendësime të deputetëve nëpër komisionet parlamentare.
Pas largimit nga Grupi i VV-së, deputeti Fatmir Humolli është larguar edhe nga Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Humolli është zëvendësuar me deputetin tjetër, Dimal Basha që ka qenë pjesë e Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së.
Ndërkohë vendim e Bashës në këtë komision e ka zënë deputeti, Arbër Rexhaj.
Gjithashtu, Grupi i VV-së ka zëvendësuar deputeten Saranda Bogujevci me deputetën, Arjeta Rexhepi në Komisionin për Legjislacion.
Më tej, në vend të Tinka Kurtit në Komisionin për të Drejta e Njeriut është propozuar deputetja, Fatmire Kollçaku.
Po ashtu, VV ka zëvendësuar edhe deputetin kritikues ndaj pushteti, Eman Rrahmanin me deputetin tjetër, Visar Korenica në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave.
Krejt këto ndryshime janë bërë sot gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës.
