"Kurti ka një hall të madh me fjalimin tim": Haki Abazi i pasigurtë nëse do ta lënë të shprehet në Kuvend - NACIONALE

"Kurti ka një hall të madh me fjalimin tim": Haki Abazi i pasigurtë nëse do ta lënë të shprehet në Kuvend

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka paralajmëruar një fjalim të fuqishëm në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Abazi mes tjerash ka thënë se Kurti gjatë ditës së sotme ka bërë “eskivime” në seancën që po mbahet për dialogun sot.

“Ka një hall të madh me fjalimin tim po duket,” – ka supozuar Haki Abazi.

“Demokracia nuk është ikje nga ballafaqimi i argumenteve, as edhe tentim për të kontrolluar listën e folësve,” – ka vazhduar pretendimet e tij ai.

Ai ka thënë se emri i tij është në listë të folësve, por nuk është shprehur i sigurtë se do ta lënë të flas.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme