VV-ja e çon Kosovën drejt bllokadës së re: KQZ-ja nuk miraton shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve për Listën Serbe
VV-ja e çon Kosovën drejt bllokadës së re: KQZ-ja nuk miraton shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve për Listën Serbe
KQZ-ja nuk e ka miratuar sot shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve për Listën Serbe. Kjo pasi dy zyrtarët e VV-së e kanë kundërshtuar një gjë të tillë.
Ndërsa, anëtarët e partive tjera duke u ndikuar nga kundërshtimi i VV-së kanë abstenuar për rezultatin e Listës Serbe.
Paraprakisht në këtë mbledhje, anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, kërkoi që votimi për miratimin e rezultateve të partive politike të ndahet.
“Unë deklarohem se votoj kundër Listës Serbe, edhe kandidatëve veç e veç. Besoj se e bën edhe kolegu im, është e drejtë e tij”, ka thënë Kurteshi.
Më pas është deklaruar edhe anëtari i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani.
“Unë e kolegu Ilir Gashi abstenojmë në rastin e Listës Serbe. Pra, abstenojmë lidhur me këtë subjekt politik. Lidhur me rezultate tjera votojmë ‘për’”, ka thënë Elshani.
Pas këtyre deklarimeve, kryetrari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka propozuar që të ndahet votimi për miratimin e rezultateve të subjekteve politike.
“Atëherë, duhet me i nda Listën Serbe, KDTP-në dhe subjektet tjera”, ka thënë kryetari i KQZ-së.
Më pas, rezultati i partive tjera është miratuar me 10 vota për dhe një abstenim.
Ndërsa, për miratim e rezultatit të Listës Serbe kanë votuar vetëm dy anëtar të KQZ-së dhe kryetari Kreshnik Radoniqi.
Anëtarët tjerë të KQZ-së kanë abstenuar. Në këtë mënyrë, nuk u miratuar rezultati i Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Një gjë e tillë e ka nervozuar kryeartit e KQZ-së. Ai ka thënë se një gjë e tillë nuk është në rregull.
“Tri vota për, dy kundër, tjerat abstenime. M’falni, po s’ka kuptim kjo punë”, ka deklaruar ai.
Një veprim i tillë pritet të zvarrisë edhe me tej procesin e certifikimit të rezultateve të 28 dhjetorit. Kjo sepse tani Lista Serbe do të ankohen në PZAP për këtë votim.