VV-ja e sfidoi më seriozisht se kurrë PDK-në në Kaçanik, por Jeton Raka humbi sërish
Vetëvendosja ishte ngjitur fare afër të fitonte Kaçanikun, por në dallim prej 500 votash, Jeton Raka i VV-së s’ia doli të merrte qeverisjen me komunën.
Në vitin 2021 humbi në diferencë për 1 mijë vota ndaj Besim Ilazit, ndërsa ndaj nënkryetarit të këtij të fundit, Sabedin Vishit, humbi me 500 vota.
Vetëvendosja në Kaçanik kishte mbledhur forcat dhe vetëbesimin se fitoren në këtë komunë të vogël e ka punë të kryer – por, që PDK-ja e fitoi sërish edhe pas një çerek shekulli qeverisje.
Sabedin Vishi i PDK-së fitoi me 51,86%.
