Vudi i Qeverisë e bën “skllotë”, shpërndau një foto të Arsenijeviqit me “kallash”, del të jetë skenë e filmit
Vudi Xhymshiti, përkrahës i Vetëvendosjes, shpërndau një fotogradi të moçme të Aleksandar Arsinijeviq, politikan serb nga veriu, që u arrestuat nga Policia e Kosovës dy ditë më parë. Mbi fotografi, Xhymshiti pretendoi se është "Arsenijeviqi me armë në dorë" menjëherë pas luftes gjatë një “kryengritjeje” të serbëve në veri. Fotografia del të jetë skenë e një filmi. Ooops!
E sikletshme, shumë e sikletshme. Xhymshiti është përgenjështruar keq nga regjisori i filmit, ku shihet Arsinijeviq si aktor shihet me armë, për të cilin Vudi pretendoi se ishte “menjëherë pas përfundimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër forcave jugosllave të Serbisë”.
Nenad Todoroviq, regjisor i filmit, shkroi në gjuhën serbe se “Vudi Xhymshiti, sikurse secili urrejtës, del të jetë budalla”.
“..është një shembull flagrant i falsifikimit brutal në aksionin kundër Aleksandar Arsenijeviqit, një politikan i ri dhe luftëtar aktiv për arsimin fillor” – shkroi Todoroviq.
Tutje, Todoroviq e sqaroi edhe kontekstin e fotografisë, e cila, sipas tij, është skenë e filmit.
“Pra, Aleksandar Arsenijeviq, në rolin e Aleksës, në një foto - screenshot të videos, mban një lodër nga kallashnikovi, e blerë në dyqanin ushtarak në Prishtinë për njëzet e pesë euro! Ashtu si të gjithë aktorët e tjerë në këtë xhirim, në të gjithë filmin, asnjë nga armët nuk ishte origjinale, por u përdorën kopje të lira. Në filmin KUNDËR LUFTËS, i xhiruar tërësisht në Mitrovicë të Kosovës” – ka shkruar ai, duke përfshirë edhe dy video nga pjesë ku është nxjerrur filmi, transmeton Nacionale.
Si gënjeu Vudi?
Vudi, që ishte përkrahur nga Ministria e Kulturës me 10 mijë euro, e dha për fakt të kryer se Arsinijeviq kishte marrë pjesë në trazira në veri të Mitrovicës menjëherë pas luftës.
“Ky imazh, i siguruar nga burime të pakonfirmuara, supozohet se përshkruan Aleksandar Arsenijevic (majtas në foto) duke mbajtur një AK-47 në Mitrovicën veriore, Kosovë, pak pas përfundimit të fushatës bombarduese të NATO-s kundër forcave jugosllave të Serbisë. Fushata synonte forcat serbe për të ndalur përpjekjet e tyre për të kryer një gjenocid të tretë në Ballkan, veçanërisht në Kosovë” – ka shkruar Vudi.
This image, provided by unconfirmed sources, allegedly depicts Aleksandar Arsenijevic (left in the picture) carrying an AK-47 in northern Mitrovica, Kosovo, shortly after the end of @NATO's bombing campaign against the Yugoslav forces of Serbia. The campaign targeted Serbian… https://t.co/iqrXJItxDs pic.twitter.com/bko4dHSCLz
— Vudi Xhymshiti (@VudiXhymshiti) September 11, 2024
Tutje, Vudi, që njihet si përkrahës i flaktë i politikave të kryeministrit Albin Kurti, dha edhe disa detaje mbi fotografine – kuptohet të rreme. Pastaj, e akuzoi Arsenijeviqin si figura e radhës e “ngjashme me Radoiçiqin”.
“Pas sulmeve në Banjska, besohet se Beogradi ka manovruar për të ngritur Aleksandar Arsenijeviçin si figurën e tyre kyçe të radhës të ngjashme me Radoiçiçin, por këtë herë nën maskën e një force politike demokratike. Ky riemërtim madje ka marrë mbështetje nga disa diplomatë perëndimorë, politikat e jashtme të vendeve të të cilëve mund të jenë ndikuar nga dyfishimi i Serbisë dhe burimet strategjike të baterive të litiumit” – kishte shkruar Vudi, transmeton Nacionale.