Vuçiq vazhdon propagandën: Çfarë dobie do të kishte Beogradi nga sulmi? - NACIONALE

Vuçiq vazhdon propagandën: Çfarë dobie do të kishte Beogradi nga sulmi?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë, në një intervistë për “Reuters”, ka mohuar përfshirjen e shtetit serb në rastin terrorist në Banjskë të Zveçanit, duke denuar vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe ka thënë se Serbia do ta hetojë vrasjen e policit kosovar.

Serbia do të nisë procedurat përpara organeve përkatëse gjyqësore dhe do të hetojë të dyshuarit”, ka thënë Vuçiq.

Presidenti serb akuzon Policinë e Kosovës se e ka qëlluar në kokë njërin prej sulmuesve në distancë prej një metri, pasi, sipas tij, ai ishte dorëzuar, duke e përshkruar vrasjen si “ekzekutim”.

Tutje, ai ka mohuar se Beogradi qëndron prap dhunës, duke thënë se një gjë e tillë do ta rrezikonte pozicionin e shtetit serb në procesin e dialogut në Bruksel.

"Pse kjo do të ishte e dobishme për Beogradin? Cila do të ishte ideja? Të shkatërrohet pozicioni ynë që kemi ndërtuar për një vit? Të shkatërrohet kjo brenda një dite? Serbia nuk do luftë”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme