Vuçiq: Situata mund të përshkallëzohet çdo ditë, jam në pritje të propozimit të zyrtarëve perëndimorë - NACIONALE

Vuçiq: Situata mund të përshkallëzohet çdo ditë, jam në pritje të propozimit të zyrtarëve perëndimorë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se për situatën në veri të Kosovës, fajin e ka kryeministri Albin Kurti.

Vuçiq në një intervistë për televizionin serb, Tv Prva ka pretenduar se Policia e Kosovës e ka filluar konfliktin.

Megjithatë, unë nuk jam aq optimist sa ju. Unë i shoh gjërat ndryshe nga ju. Unë mendoj se fotografitë janë zgjedhur tmerrësisht, qëllimisht kundër serbëve. Nuk tregojnë momentin se kush e filloi konfliktin, Policia e Kosovës, jo NATO . Mendova se KFOR-i po i tërhiqte serbët, por jo, Policia e Kosovës u përpoq ta bënte atë pas shpinës së ushtarëve të NATO-s.” – ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se mund të ketë përshkallëzim çdo ditë, pasi sipas tij Kurti nuk do të ndalet duke dërguar forca speciale.

Kur pyesin se çfarë po ndodh me Asociacionin, ata thonë se duhet bërë. Ne nuk kemi nevojë për ekspertët tuaj, gjithçka është shkruar në letra, gjithçka është dakorduar. Po humbim kohë dhe mund të ketë një përshkallëzim çdo ditë, Kurti nuk do të ndalojë së dërguari forca speciale.” – është shprehur ai, raporton Kosova online.

Presidenti i Serbisë ka thënë se nuk e di se cila është zgjidhja për shtensionimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Vuçiq ka deklaruar se është në pritje të propozimeve të zyrtarëve perëndimorë që vijnë në Beograd.

Vetëm nga e hëna, kur të dëgjoj Lajçakun dhe Escobarin, atëherë do t’i thërras serbët nga Kosova për t’u konsultuar. Nuk e di se çfarë ka menduar dikush si rrugëdalje.”

“Më duhet të flas me ta këto ditë dhe të shoh se çfarë do të fitojë populli ynë, e jo vetëm çka do të lëshojë pe. Ne jemi gjithmonë të gatshëm dhe duam paqe dhe ulje të tensioneve.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme