Vuçiq pret Sorensenin për herë të parë: Asociacioni parakusht për normalizim thelbësor të marrëdhënieve - NACIONALE

Vuçiq pret Sorensenin për herë të parë: Asociacioni parakusht për normalizim thelbësor të marrëdhënieve

4 javë më parë

nga NACIONALE

“Parakusht për normalizim thelbësor të marrëdhënieve, Asociacioni”.

Kështu shkroi Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit të parë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen.

Ky i fundit, pas vizitës në Kosovës, ka shkruar në Serbi për të zhvilluar takime rreth procesit të dialogut të Brukselit.

Në një postim në Facebook, Vuçiq kërkoi nga Sorensen që të mirëmbajë “rol të paanshëm” në fascilitim të dialogut.

“Pata takim të parë të hapur dhe korrekt me zotin Sorensen, të cilin e njoftova me problemet që po përballet populli ynë në Kosovë. Në veçanti i shpreha brengë rreth gjendjes së vështirë ku gjenden serbët në Kosovë si pasojë e veprimeve përshkallëzuese, të njëanshme dhe të dhunshme të Prishtinës”, shkroi Vuçiq.

Lajme të ngjashme