Vuçiq për takimin në Bruksel: Nuk jemi marrë vesh, do të ketë edhe shumë bisedime - NACIONALE

Vuçiq për takimin në Bruksel: Nuk jemi marrë vesh, do të ketë edhe shumë bisedime

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sonte se nuk ka pasur marrëveshje dje në Bruksel, duke shtuar se do të ketë edhe shumë bisedime.

“Është e rëndësishme për mua që të përpiqem t'u tregoj njerëzve në Serbi se çfarë po bëjmë dhe çfarë po ndodh prej disa muajsh, në mënyrë që njerëzit të kuptojnë pamjen e përgjithshme, sepse nuk është vetëm një çështje e një anëtari, një letre dhe një takimi,”- citohet të ketë thënë Vuçiq për RTS.

SipasKosovo Online, presidenti serb ka thënë se dje është rënë dakord vetëm të bisedohet.

"Ne nuk u morrëm vesh dje, ne ramë dakord të bisedojmë. Do të ketë shumë biseda të tjera, asgjë më shumë se kjo nuk ndodhi dje,"- është shprehur Vuçiq.

Lajme të ngjashme