Vuçiq për foton nga Davos: Nuk jam i varfër, më lutën të ulem në rreshtin e parë - NACIONALE

Vuçiq për foton nga Davos: Nuk jam i varfër, më lutën të ulem në rreshtin e parë

1 vit më parë

nga Lirim Krasniqi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shkaktuar sot reagime dhe batuta të shumta në rrjetet sociale për shkak të fotos nga Davosi nga paneli për Ballkanin Perëndimor. Në foto shihet Vuçiq i ulur i vetëm nga të gjithë të pranishmit.

Vuçiq në një prononcim për media i është referuar faktit se ka qenë i vetëm dhe ka thënë se e kanë lutur të ulet në rreshtin e parë, por ai nuk ka dashur.

"Aty zgjodha ku do të ulesha, edhe pse më kërkuan tre herë të vija në rreshtin e parë, nuk doja. Por kjo është një nga gjërat që është kënaqësi për mua. Kur ke biseda të vështira dhe kur mendon për këtë, për mua është pjesë e argëtimit të mirë, pse jo?

Pra, kur sheh se kundërshtarët e tu politikë nuk kanë çfarë të thonë për punën, rezultatet, aftësitë gjuhësore, atëherë mendojnë se kanë fituar diçka duke menduar se të gjithë janë sipërfaqësorë sa ata. Nuk ka rëndësi se ku ulem. Nuk është çështja... Mësuesi nuk do t'ju pëlqejë nëse uleni në rreshtin e parë, është çështje e njohurive tuaja”, tha Vuçiq, transmeton Nova.rs.

"Unë nuk jam një i mjerë dikujt ti vije keq për mua"

Presidenti serb theksoi se ai nuk është një "njeri i varfër, i mjerë dhe i pafat" për t'u ardhur keq.

"Ju shqetëson një Serbi e fortë dhe fakti që unë nuk jam pjesë e grupit dhe që nuk do të them se disa liderë janë të çmendur. Është popullore këtu të thuhet se Putini është një i çmendur dhe unë nuk do të marr pjesë në këtë ”, tha Vuçiq. /Nacionale/

Lajme të ngjashme