Vuçiq me pretendime: Tre policët po pinë Coca-Cola dhe po hanë rrush
Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, është deklaruar në lidhje me tre policët e kidnapuar të Kosovës.
Shefi i Presidencës së Serbia ka thënë se policët kosovarë po hanë “rrush e kek”.
“Atje pinë Coca-Cola, hanë kek dhe rrush, hanë dhe pinë mirë dhe nuk u mungon asgjë dhe ne jemi zuzar dhe të egër, sepse nëse nuk jemi nuk ka kuptim”, ka thënë Vuçiq, transmeton Express.
Kujtojmë që gjatë një takimi, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i ka kërkuar Vuçiqit lirimin e tre policëve. Ndryshe, ShBA-ja ka kërkuar lirimin pa kushte dhe sa më parë të tre policëve të Kosovës.