Vuçiq kthehet aty ku nisi, te babai i tij politik, Shesheli - NACIONALE

Vuçiq kthehet aty ku nisi, te babai i tij politik, Shesheli

3 vjet më parë

nga Xhezair Dashi

Në një tavolinë duke cakërruar gota e nën argëtim të këngëve çetnike e shoviniste; këngë këto që kanë qenë opiumi dehës i mizorive dhe vrasjeve nga armatës serbo-jugosllave gjatë luftërave të 90’ave.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar vuçiq, ishte i ftuar në dasmën e të birit të ish-babait politik të tij, kriminelit të dënuar të luftës dhe liderit famëkeq të radikalëve serbë Vojislav Sheshel, asokohe edhe partneri kryesor në koalicion me Sllobodan Millosheviqit gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Video nga kjo dasmë ku Vuçiq shihet në tavolinë me Sheshelin qarkulluan gjerësisht në media dhe u lexuan si rikthim i presidentit në origjinën e tij – atë të një nxënësi dhe produkti politik të Vojisllav Sheshelit.

Ky i fundit në një prononcim për median serbe opozitare “Nova.rs” e konfirmoi se në dasmën e të birit të tij ishte Vuçiq me të birin e tij, Danillon.

Dje djali im Aleksandri u martua në kishë dhe pagëzoi dy fëmijët e tij. Darka festive ishte në restaurantin Radmilovac dhe morri pjesë Aleksandar Vuçiq, babai i tij Angjelko dhe i biri i tij Danilo. Fotografitë dhe inçizimet u lejuan, por nuk e kam parë atë videon që ju po thoni”, ka thënë Shesheli.

Vuçiq ndonëse i ka ndarë rrugët partiake me Sheshelin për rreth 15 vite dhe Partinë Radikale Serbe, asnjëherë s’e ka përfolur për atë që në të vërtetë ishte shefi i tij.

Isht në fakt Shesheli ai që e kishte marrë dhe bërë politikan këtë të fundit; e ku madje do ta bënte ministër në kabinitetin e Millosheviqit si shef të informacionit.

Në këtë kohë, Shesheli, me nënkryetar Vuçiqin, fliste për nevojën e trajtimit me forcë dhe dhunë të shqiptarëve, derisa kritikat ndaj shtetit serb rreth shqiptarëve i kishin për “pasivitet”.

Thirrjet e tij të famshme e famkeqe ishin për dëbime masive të shqiptarëve nga Kosova. Linja kryesore e tij ishte “serbizimi i Kosovës” përmes dhunës dhe dëbimit. Madje edhe mediat që dokumentonin krimet ai do t’i denonconte publikisht.

Nëse s’mund t’i kapim të gjithë aeroplanët e tyre (NATO’s), atëherë mund t’i kapim ato që i kemi brenda, si grupet e ndryshme të Helsinkit dhe Kuislingët. Për ata që janë dëshmuar të jenë në shërbim të propagandës së huaj siç janë Zëri i Amerikës, Deutsche Welle, Radio Evropa e Lirë, BBC Radiio. Nëse i gjejmë në momente agresioni ata s’kanë çfarë të presin më mirë”, pati thënë ai asokohe më 1999.

Pikërisht këtu e kishte njeriun e tij për ta çuar fjalën në vend.

Vuçiç në cilësinë e ministrit të informacionit mbledh të gjithë redaktorët e Beogradit për t’ua shtrënguar raportimet vetëm përmes “terminologjisë së autorizuar shtetërore”. Urdhëri i rreptë i Vuçiqit që pason më 24 mars në ditën e nisjes së bombardimeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut, ishte të raportohej për “agresion” kundër shtetit; ndërsa të gjithë gazetarët e huaj urdhërohen të dalin nga vendi.

Ky vendim u pasua me raportime për kërcënime, ndalime, dëbime me forcë nga vendi të gazetarëve si R. Jeffrrey Smith nga Washington Post, David Holely i Los Angeles Times, Lori Montgomery dhe Marl Milstein i Knight Rider.

Çfarëdo devijimi në germë e në letër, Vuçiq si ministër i informacionit do ta shihte, e nën urdhërat e shefit të tij, do ta asgjësonte si “kundër tradhtarëve të brendshëm”. Asokohe do të ndodhte edhe vrasja më famkeqe e kryeredaktorit të Dnevni Telefrafit, Sllavko Çuruvija mu në pikë të ditës. Emri i Vuçiqit është mbajtur kaherë në ajr për vrasjen e tij.

Më 13 qershor, tre gazetarë u vranë në Kosovë përmes të shtënave me snajper – Volker Kraemer, Gabriel Gruener të Stern-it gjerman, dhe Senol Alit nga Maqedonia. Redaktori i Stern, Oliver Hergessel, kishte deklaruar se fakti që janë vrarë me snajperë, tregon se ata kishin qenë shënjestra të qarta dhe të identifikuara. Vrasësit ishin qeveria serbe, kishte konstatuar ai.

Ligjet mediale të Vuçiçit kanë quajtur “ligjet më kufizuese në ekzistencë”.

Krejt kjo nën patronazhit e ish-Shefit të tij, Sheshelit./Nacionale/

Lajme të ngjashme