Vuçiq: Furnizimi i Kosovës me dronë "Bayraktar" do të ndikojë në marrëdhëniet Serbi-Turqi - NACIONALE

Vuçiq: Furnizimi i Kosovës me dronë "Bayraktar" do të ndikojë në marrëdhëniet Serbi-Turqi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë intervsitës së tij për TV Pink nga Azerbajxhani ku po qëndron për vizitë, ka folur edhe për marrëdhëniet mes Serbisë e Truqisë.

Vuçiq në intervistë filloi të mburrej me armatimin e Serbisë, në kuadër të krizës në Kosovë.

Pa këto armë do të na kishin gëlltitur si macja dhe miu”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiqi ka thënë se me liderët e Azerbejxhanit do të diskutuojë për disa tema, ndër to edhe për industrinë ushtarake.

Ai ka thënë se furnizimi i Truqisë me dronë “Bayraktar” për Kosovën do të ndikojë në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Turqisë.

Kur turqit thonë se do t’i japin dronët më të mirë Prishtinës, edhe pse ne e respektojmë presidentin Erdogan, sigurisht që do të ndikojë në marrëdhëniet tona”, ka thënë ai shkruan media serbe Danas.

Ai me tej bërë të ditur se nga muaji maj Serbia do të furnizohet me dronë dhe avionë të tjerë.

Në të njëjtën kohë, ata nuk kanë të drejtë t'i armatosin, sipas ligjit ndërkombëtar. Deri në maj, ne do të jemi në gjendje të mburremi me disa dronë më të fuqishëm dhe avionë të tjerë. Natyrisht që na duhet, sepse pa të do të na gëlltitnin”, shtoi Vuqiq.

Lajme të ngjashme