Vuçiq e përmend Radoiçiqin: Autoritet shqiptare e akuzuan, por i tërhoqën akuzat - NACIONALE

Vuçiq e përmend Radoiçiqin: Autoritet shqiptare e akuzuan, por i tërhoqën akuzat

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti Aleksandër Vuçiq, derisa po i drejtohej sot parlamentit serb, po ndiqej edhe nga nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i sanksionuar nga ShBA-ja e Britania e Madhe.

Mediumi serb, Kosovo-Online, raporton se deputetët serbë e pyetën Vuçiqin se pse po ndiqej edhe nga deputetë të Listës Serbe.

Ky, si duket është përgjigjur: "Sepse ata përfaqësojnë popullin e Kosovës, besimin e të cilëve e kanë fituar, ndryshe nga disa tjerë që s’i kanë marrë as tre vota”.

Por më tej, ai e ka pëmendur edhe Radoiçiqin, duke thënë se autoritetet e Kosovës kanë tërhequr akuzën ndaj tij.

“Milan Radoiçiq po ulet atje, i cili u akuzua, autoritet shqiptare e akuzuan atë, tërhoqen akuzat, por kjo ka qenë e mjaftueshme për ta deklaruar atë si vrasës, sepse e duan ashtu.” – citohet të ketë thënë Vuçiq.

Sa i përket Asociacionit, Vuçiq pretendoi se nuk kishte diçka tjetër për t’u negociuar apo pajtuar, sepse këto obligime tashmë janë marrë.

Presidenti i Serbisë tha se ishte i brengosur që Prishtina do të provonte të negocionte sërish për këtë çështje duke kërkuar reduktimin e kompetencave të Asociacionit.

“Ata nuk janë të gatshëm ta zbatojnë atë që e kanë nënshkruar,” – u shpreh Vuçiq.

Lajme të ngjashme