‘Vrasje në tentativë’ dhe ‘manipulim me prova’: 30 ditë paraburgim ndaj policit që plagosi Jovanoviqin - NACIONALE

‘Vrasje në tentativë’ dhe ‘manipulim me prova’: 30 ditë paraburgim ndaj policit që plagosi Jovanoviqin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtarit policor që dyshohet se e plagosi një qytetar serb në veri, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Kështuraporton “Betimi për Drejtësi”, ku thuhet se Gjykata Themelore në Mitrovicë ka vendosur për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër policëve që u arrestuan.

K.P i është caktuar masa e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe dyshohet për veprat penale “Vrasje në tentativëdhe “Manipulimi me prova”.

Ndërkohë, për tre të tjerët që dyshohen për veprën penale “Moslajmërim i veprës penale”, S.U, F.M. dhe M.M, është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh.

Policia e Kosovës kishte deklaruar se nuk është e përfshirë në ndonjë rast të shkëmbimit me armë zjarri, derisa Lista Serbe pretendonte ndryshe.

Por, fatkeqësisht një ditë më vonë Policia e pranoi se një zyrtar policor mund të jetë i përfshirë në gjuajtje me armë zjarri ku u plagos qytetari me përkatësi etnike serbe.

“Si rezultat i hetimeve të pandërprera dhe i angazhimeve të njësiteve policore në vendin e ngjarjes, si dhe si rezultat i ekzaminimit të dëshmive të siguruara, është arritur të sigurohen dëshmi të cilat tregojnë dyshimet për përfshirje të mundshme të një zyrtari policor në gjuajtje me armë zjarri.” – shkruan Policia e Kosovës.

Viktima, Millan Jovanoviq, kishte thënë këto fjalë pas plagosjes:

“Mbrëmë, pasi u ktheva nga Leposaviqi poshtë në Bistricë, pasi kalova nëpër postbllok, dëgjova një të shtënë dhe një dhimbje në shpatull. Nuk mund të jem 100% i sigurt se kush qëlloi, por “nuk besoj se ka pasur njeri tjetër atje përveç ushtrisë dhe policisë së tyre”.

Lajme të ngjashme