Votimi i raportit për Kosovën në KiE, Kurti: Kemi punuar dy vjet e gjysmë pa u ndalur - NACIONALE

Votimi i raportit për Kosovën në KiE, Kurti: Kemi punuar dy vjet e gjysmë pa u ndalur

4 javë më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka vlerësuar si arritje të madhe miratimin e raportit për Kosovën në Komitetin për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës.

Ai ka bërë me dije se kjo është kurorëzim i një punës të madhe që kanë bërë institucionet e Kosovës gjatë viteve të fundit.

Ai ka përmendur hapat tjerë që janë në këtë proces.

Besoj se kjo është një arritje e madhe për Kosovën, për të cilën Qeveria e Republikës ka punuar dy vjet e gjysmë pa u ndalur dhe më në fund në këtë pranverë gjithçka do të kurorëzohet me sukses. Ky është vetëm hapi i parë në këtë pranverë. Hapi tjetër vije në mes të prillit kur do të votohet në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe hapi përmbyllës është ai në Këshillin e Ministrave në maj”, ka thënë Kurti, raporton EO.

Ai ka falënderuar shtetet që e kanë përkrahur miratimin e raportit për Kosovën, i cili i hap rrugë votimit të raportit në Asamblenë Parlamentare.

Është lajm tejet i mirë për Evropën, për kombin shqiptar, për demokracinë që në këtë epokë gjeopolitike e historike, Federata ruse është jashtë e Republika e Kosovës po hynë brenda”, ka thënë Kurti.

Këto komente Kurt i ka bërë pas homazhe të varreza e të vrarëve të familjes Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, në komunë të Podujevës.

Lajme të ngjashme