Sukses për Kosovën: Asambleja Parlamentare voton raportin e Bakoyannis, një hap më afër anëtarësimit në KiE
Me 131 vota pro, 29 kundër dhe 11 mbetën abstenime, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi raportin e Dora Bakoyanis që fton KiE-në të pranojë Kosovën si anëtare të saj, duke shënuar një hap tejet të rëndësishëm drejt anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.
Pas kalimit në Asamble, Kosova tani pret rezultatin e votimit në Këshillin e Ministrave të Jashtëm për t'u bërë anëtare e plotë në KiE.
Rrëzohet amandamenti 13 i Italisë
Amandamenti 13 i Italisë i cili kërkon që Kosova mund të bëhet anëtare, por Asociaiconi sa më parë, duhet të ketë diçka që është në favor të kësaj, është rrëzuar me 154 vota kundër.
Arsyetimi: Hapa drejt themelimit të Asociacionit para anëtarësimit veç janë të përfshirë.
E FUNDIT: 5 amandamente të propozuara nga Serbia janë rrëzuar
Amandamenti 2 kërkonte shtyrjen e anëtarësimin e Kosovës në KiE deri në zgjidhjen e statusit të Kosovë është rrezuar në votimin e seancës së Asamblesë Parlamentare.
Amandamenti numër 5 i Serbisë kërkonte që anëtarësimi të bëhet vetëm pas themelimit të Asociacionit; “Nëse i leni të anëtarësohen para themelimit të Asociaconit, nuk do ta themelojnë kurrë”.
‘Çartet’ deputetja serbe: "Nëse e leni Kosovën brenda, e çitni Serbinë shpejtë"
“Ky raport është rënie nga mendja e shëndosh, është rrëzim i Evropës që njerëzit e ëndërronin. Nëse e leni Kosovën brenda, e çitni Serbinë shpejtë. Një territor që s’është pjesë e OKB-së, s’i do t’i ndalni separatistët e tjerë në botë. Mirënjohjen time e kam për ata që na mbështetën në këtë atmosferë në këtë atmosferë armiqësore. Kosova ishte Serbi, Kosova është Serbi, dhe gjithmonë do të jetë.”
Kryetari i PD, Lulzim Basha: Në shtator vitin e kaluar pati një skenar të stilit të Krimesë
“Në shtator vitin e kaluar pati një skenar të stilit të Krimesë. S’ishte sporadik, por inkurzion ushtarak i organizuar për të aneksuar veriun e Kosovës.
Ishte pjesë e planit të botës serbe.
Kjo është pse të votohet në KiE është akti më normalizues në Ballkan.
Kjo është pikëpamja të ruajmë vlerat që duhet të triumfojnë.”
Gardina që propozoi Asociaconin si kusht para anëtarësimit: Jo pengesë por zotim
Elizabeta Gardina deputete nga Italia, e cila ka propozuar amadamentin e Raportit të Bakojanis, ku kërkohet që çështja e Asociacionit, të futet si obligim për Kosovën para anëtarësimit në Këshill, ka thënë se amandamenti duhet të merret parasyshë.
“Çështja është komplekse këtu. E falënderoj Bakoyanis-in. Synmi është të qëndrojmë me Asamblenë, sepse sot votojmë për Kosovën në KiE. Si italiane dua të kujtoj që Italia ishte prej të parave që njohu Kosovën, dhe Italia e ka mbështetur saherë aspiratatat e juaja euro-atlantike. Ne e kemi dashur Kosovën në KiE. Sepse mbështesim demokracinë, të drejtat e njeriut dhe Evropën.
Ne jemi në favor të anëtaërsimit, por duam që ky anëtarësim të jetë në proces përbashkimi dhe jo ndarje.
Në këtë frymë ne dorëzuam amandamentet këtë mëngjes, dhe duam të vlerësohen ata. Si italianë i thërrasë të dyja palëve, në amandamente ne vetëm kemi theksuar zotimet e juaja. Dhe këtu është Asociacioni.
Dhe kosova ka thënë që do ta bëjë këtë, dhe e kam përmendur këtë sepse s’patëm mundësi, dhe s’dua kjo të jetë pengesë, por si një zotim i theksuar.
Ne pamë tensionet në këtë Asamble, ne duam të arrijmë harmoni.”
Arben Gashi: Para 35 viteve Rugova nisi këtë rrugë, na votoni
"Këtu qëndroj para juve jo vetëm si përfaqësues i Kosovës por edhe zë i drejtësisë demokracisë, të drejtat e njeriut në rajon.
Çështja para neve s’ka të bëjë veç me anëtarësim, por me njohje, solidaritet dhe parime themelore si pjesë e Evropës.
Qe shumë kohë na është mohuar e drejta e të qënit komb mes evropiane, dhe kemi qenë të përjashtuar.
Sot jemi para jush si të barabartë, pjesë e komunitetit të kombeve. Anëtarësimi i ynë në KiE, është çështje imperativi moral për të gjithë që besojnë në sundimin e ligjit, të drjetat e njeriut dhe demokraci.
Udhëtimi ynë është larg të qënit i kryer. Ende kemi sfida dhe armiq që duan të minojnë ekzistencën tonë; ne jemi të përkushtuar në lirinë, tolerancën.
Para 35 viteve bazuar në vlerat e Këshillit të Evropës, ati ynë themeltar nisi këtë rrugë.
Me mbështetjen e juaj ne do të jemi pjesë e kësaj organizate.
Ju kërkoj secilëve që të qëndroni për Kosovën dhe në anën e drejtë të historisë.
Le të çojmë mesazh të qartë për botën, që Kosova meriton të KiE-së. Ju nxis të votoni për Kosovën." - tha ai.
Deputeti finlandez: Mirë se vini popullin kosovar në familjen tonë evropiane
"Ne duam vetëvendosje për kombet e vogla. Ky raport s’ka të bëjë me shtetësinë, por të drejtat e njeriut; dhe çështja është për gati 2 milionë kosovarë të kenë qasje në këto Gjykata.
Pse do të votojmë për? Unë nuk votoj për Kosovën shtet, por për popullin e Kosovës. Pra, mirësevini popull kosovar në familjen tonë evropiane."
Delegacioni serb paralajmëron “largim” nëse pranohet Kosova në KiE
Kryesuesja e deputetëve serbë në Asamblenë Parlamentare e ka kundërshtuar raportin e Dora Bakoyanis për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
Serbia, tha ajo, e konsideorn Kosovën “pjesë integrale”.
“Ne jemi të vogël si vend, por kemi integritet. Serbia s’do të jetë pjesë e një institucioni që shkel të drejtën ndërkombëtare”.
Deputetja spanjolle e Baskëve ka mbështetur anëtarësimin e Kosovës në KiE duke thënë ndër të tjera se "anëtarësimi i tyre e forcon në të drejtat e anëtarëve”
"Ne e mbështetëm edhe pavarësinë e Kosovës.
Kosova dëshiron të bëhet anëtare, dhe raporti thotë me të drejtë se anëtarësimi i tyre e forcon në të drejtat e anëtarëve.
Ne e mbështesim këtë raport.
Bakoyanis ka të drejtë kur flet për çka është e çka nuk është shtet, dhe Spanja nuk e njeh Kosovën, dhe unë s’e kuptoj dot këtë pse është kështu. Pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Ne këtë e kemi edhe në Spanjë me Kataloninë dhe vendet e Baskët.
Ju lutem njiheni Kosovën kush s’e ka njohur.“
Gochaerenko i ukrainës flet shqip: Kosova është Evropë
"Dua të përgëzoj Kosovën. e di që do të ketë vendim pozitive. Kosova e meriton 100%. Është moment i madh për krejt ne. Bota e lirë duhet të bashkohet. Tiraninë dhe perandoritë po duan hakmarrje. Putini deshi Perandori Ruse. Shihni çka ndodhi? Shihni çka bën në Ballkan, ku Rusia ku do benzin në zjarr, dhe luftë të madhe. Ne duam hapa kundër kësaj. Sepse ku ka zona gri, është e rrezikshme. Kosova nuk duhet të jetë zonë gri, por pjesë e Evropës. Sepse është Evropë. Ne duhet të ndihmojmë.
Serbisë dua t’i them: Ne deshtëm të ecëm me Serbinë si demokraci, por ju kurrë s’do të ndërtoni Perandori Serbi. S’ka më vend për Perandori"
Maja Vukiveciq, deputete e Malit të Zi, por që vjen nga pjesa e serbëve ka thënë se Mali i Zi do të votojë pro dhe kundër, pra s’ka votë unike.
"Për neve serbët Kosova është pjesë e Serbisë. Mendimi im është që nuk e ndihmojnë dialogun duke e pranuar Kosovën në KiE Fakti është shumica e OKB-së nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, dhe as pesë vende s’e njeh Kosovën.
Marrë këto fakte nuk mund të themi se nuk është territor i pakontestuar. Duhet të dihet si u fitua ky territor."
Knut Abraham - deputet gjerman: Kemi një raport të mrekullueshëm nga Bakoyanis
"Të gjithë të jemi mirënjohës për punën mbresëlënëse.
Mbështetje e fort bazuar në fakte: Kosovarët meritojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut që ua ofron KiE.
Shpresoj mbështetje të fortë, që të ketë përgjigje pozitive ndaj Kosovës. Le të nënvizoj një çështje kyçe, për serrbët e Kosovës. Nuk ka kuptim që edhe atyre tua mohojmë instrumentet e kësaj organizate. Serbia ka thënë në marrëveshjen e Ohrit, që nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Dhe Kosova është zotuar në Nenin 7.
Kjo është realitet sepse Kushtetuta e Kosovëa ua jep 10 mandate të rezervuara në Kuvendin e Kosovës. Dhe kjo s’mund të jetë justifikim që ta vonojmë Kosovën. Le ta marrim këtë vendim."
Konvervatorët evropianë nuk mbështesin raportin e Bakoyanis:
Konvervatorët evropianë kanë mbështetur “në parim” anëtarësimin e Kosovës në KiE duke shtuar se “ne e duam Kosovën si demokraci të fortë.”
Mirë jo edhe raportin e Dora Bakoyanis. Tre arsye pse/.
Konvervatorët evropianë:
“Në parim mbështesim anëtarësim e Kosovës në KiE.
Sidoqoftë kemi tre arsye pse nuk e mbëshesim raportin.
E para që Kosova nuk ka përmbushur zotimet e saj. Në veçanti nuk e ka formuar Asociacionin. Kjo ka qenë pjesë integrale e planit të Ahtisaarit.
Të dashur koleg ka amandamente në këtë çështje. Dhe jam kurioz pse nuk po i mbështetni këto. Ne e duam Kosovën si demokraci të fortë”.
Socialdemokratët 'pro'
Socialdemokratët evropianë kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës në KiE duke vlerësuar se “i mbështesim raportin, dhe nuk i mbështetim amandamentet.”
“Ne s’jemi këtu të njohim apo të mos njohim shtete, por të krijojmë gjeografi respekti.
Komiteti i Ministrave na kanë kërkuar opinionin tonë për aplikimin
Sot e japim qëndrimin e qartë, se s’ka arsye të mos e mbështesim.
Ju lutem mos e ngatërroni. Ne sjemi BE as QUINT-i, ne jemi krenar kështu.
Ky anëtarësim nuk është mjet negocimi, kemi logjikën tonë për vendimet tonë.
E mbështesim raportin, dhe nuk i mbështetim amandamentet.
Le ta mirëpresim Kosovën”, vlerësojnë socialdemokratët.
Të majtët evropianë kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Alexis Tsipras i të majtëve evropianë kanë dalë kundër antarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
"Në këtë periudhë a kontribuon anëtarësimi i Kosovës në KiE?
Kam mësuar dy gjëra. Që s’ka zgidhje të lehta për paqe, vendimet janë të vështira dhe kanë kosto. E dyta është që ky kusht ia vlen sepse mund të bëjë dallimin mes paqes dhe luftës. Sepse konflikti i ngrirë mund të shkrihet.
Sot e kemi Kosovën në tavolinë. Mbi këtë bazë Kosova paska vendosur për Manastirin e Deçanit.
Por kjo s'është boll për të mbështetur aplikimin. Kosova ka pasur eskalime të shumta. Disa për shkak të Beogradit, por disa edhe për shkak të vendimeve të Prishtinës.
Shpronësimet duhet të ndalen, dhe themelimi i Asociacionit.
Nuk mund të ndërtojmë paqe me zotime abstrakte."
Grupi parlamentar i liberalëve vlerëson se “Kosova është e gatshme dhe meriton të hyjë në KiE”
“Ne s’bëjmë betejë për vende, por për njerëz individual.
Vendimi i sotëm do të thotë më shumë të drejta për 1.6 milionë njerëz. Njerëz të cilët plagët i kanë të hapura dhe duan të ardhme.
Kosova është e gatshme dhe meriton të hyjë në KiE.
Kosova duhet të sigurojë mbrojtje të komunitetit serb. Por, jo të krijohet RS në veri, por as të mos injorojmë nevojat reale të serbëve në Kosovë”.
Kryesuesja e Komitetit për të drejta dhe mosdiskriminim: Asociacioni është hap esencial
Kryesuesja e Komitetit për të drejta dhe mosdiskriminim ka thënë se “Asociacioni është hap esencial i parë; është gjë që duhet zbatuar për të siguruar të drejtat”.
“Kushtetuta e Kosovës e thotë që vendi është vend multietnik. Pjesëmarrja e minoritetet në jetën politike është shtylla. Asociacioni është hap esencial i parë; është gjë që duhet zbatuar për të siguruar të drejtat. Njerëz në Graçanicë janë të pashpresë dhe të demonizuar”, tha ajo.
Bakoyannis: Asociacioni çështja më e hapur dhe më e rëndësishme
Deputetja greke ka vlerësuar vendimin për Manastirin e Deçanit ndërsa ka folur për nevojën e Asociacioni mbetet "çështja më e hapur dhe më e rëndësishme".
"Zbatimi i GJK-së që nga 2016 për Manastirin e Deçanit, përfaqëson fitore të madhe për sundimin e ligjit, të drejtat pronësore, por edhe për të drejtat e pakicave. Ndryshe me këtë, fjala është për shpronësimet në veri. Kjo është proces.
Kjo është pse ne e bëmë Kosovën që të zotohet që këto shpronësime të bëhen në respektim strikt me ligjin, që qeveria kur t’i bëjë këtë t’i bëjë në përputhje me Kushtetutën. Këto zotime Qeveria e Kosovës e ka nënshkruar. Asociacioni: çështja më e hapur dhe më e rëndësishme.
Që nga fillimi ia kam bërë të qartë se Asociacioni dhe themelimi, që çështje është unilaterale dhe e brendshme, dhe kam bërë krejt përpjekejt për materializimin.
Fatkeqsisht kjo çështje smund të negociohohej në vakum.
Në fakt marrëveshja e Ohrit e përmend eksplicit që çfarëdo themelimi i Asociacionit duhet të jetë.
Asociacioni është jashtë prekjes tonë për momentin.
Asambleja Parlamentare të ftojë në ombrellën e saj 2 milionë evropianë."
Bakoyannis: Asnjë gur s’e kam lënë pa e rrotulluar për përpilimin e këtij raporti
Deputetja greke, Dora Bakoyannis, në fjalën e saj gjatë seancës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka thënë se “asnjë gur s’e kam lënë pa e rrotulluar përpilimin e këtij raporti”, derisa ka shtuar se në raport nuk është “marrë pozicion a është apo nuk është Kosova shtet”.
“Për orët në ardhje do të flasim për një temë thellësisht të ndërlikuar… Kjo arsye është pikërisht pse kjo çështje duhet të diskutohet këtu… KiE feston 75 vjetorit, qe 75 vjet ne promovojnë dhe mbrojmë të drejtat e njeriut, lirinë dhe demokracinë… Me këto parime e nis këtë debat dhe raport... Asnjë gur s’e kam lënë pa e rrotulluar përpilimin e këtij raporti... Në këtë raport s’kemi marrë pozicion a është apo nuk është Kosova shtet, sepse kjo gjë është prerogativë e shteteve...”, tha ajo.
Bakoyannis ka thënë se gjatë hartimit të raportit , janë identifikuar tri çështje që, sipas saj, duhet të trajtohet urgjentisht.
"Kam identifikuar tri çështje që duhet urgjent aksion. Manastiri i Deçanit. Shpronësimet Dhe themelimi i Asociacioni", tha ajo.
Rreth seancës së Asamblesë Paralamentare:
Kanë nisur punimet e seancës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku do të debatohet dhe hedhet në votim raporti i Dora Bakoyanis që fton KiE-në të pranojë Kosovën si anëtare të saj.
Në mënyrë që raporti i Bakoyanis të kalojë duhet të jenë dy-të-tretat e të pranishmëve në seancë; gjë që do ta dërgonte opinionin e Bakoyanis në Këshillin e Ministrave për vendimarrje finale në mbledhjen e radhës në mes të muajit maj.
Theodoros Rousopoulos, Kryetari i Asambleës Parlamentare.
Votimi pritet të bëhet rreth orës 17:10 minuta.
Nacionale do të raportojë në kohë reale për zhvillime në debatin e Asamblesë Parlamentare...