Votimi anti-kushtetues, Nagavci: Ju e patë që e ndërpremë seancën kur s’ishin votat në kuti
Arbërie Nagavci e Vetëvendosjes mohoi të ketë pasur shkelje kushtetuese në votimin pa pasur kuorum kushtetues për nisje të procesit të votimit për presidentin.
Ajo tha se votimi i fshehtë e lejon hapjen e votimit “për të gjithë që mund të votojnë” dhe se në momentin kur nuk ishin 80 vota “seanca u ndërpre.”
“Jemi deputet, kemi mandat politik të marrin vendime që janë në interes të qytetarëve. Seanca është ftuar me 40 nënshkrime, dhe kemiu qenë mbi 60. Ndërsa procesi i votimit me votim të fshehtë e le mundësinë që të votojnë të gjthëë munden. Në momentin që e pamë që sjanë 80 vota, ajo e ndërpreu seancën dhe presim sot të vimë,” tha ajo.