Von der Leyen sot në Kosovë, policia njofton se do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut
Policia e Kosovës ka njoftuar për masat që do t`i ndërmarr në kryeqytet për shkak të vizitës së Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila sot viziton Prishtinë.
Një njoftimin e policisë është thënë se për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare policia do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut afër institucioneve shtetërore.
“Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit nga KE-ja në Kosovë. Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën, përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta) dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, është thënë në njoftimin e policisë.