Von Cramon i reagon Grenellit për reciprocitetin: I dashur Ric, nuk është i njëanshëm, është reciproke
Raportueja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar ndaj deklaratave të ish-emisarit special të SHBA-së, Richard Grenell, i cili tha se vendimi i qeverisë për reciprocitet është i “njëanshëm”, ndërsa kryeministrin Albin Kurti, “fashist me përvojë”.
Von Cramon ka thënë se vendimi i Qeverisë Kurti nuk është i njëanshëm por reciprok.
“I dashur Ric, nuk është e njëanshme, është reciproke. Trajtim i barabartë për të pajisurit me letërnjoftime”, ka shkruar eurdeputetja.
Më tej ajo ka thënë se Grenell është dashur të zgjidh problemin në vend se të emronte Liqenin e Ujmanit me emrin “Liqeni Trump”
“Heren tjetër, në vend se ta riemëroni Gazivodën (Ujmanin) si “Liqeni Trump”, provoni ndoshta të zgjidhni probleme konkrete për qytetarët në veri të Kosovës”, ka shkruar ajo në Twitter.
Ndërkohë, Richard Grenell mbrëmë ka thënë se “edhe njëherë, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, një i majtë radikal dhe fashist me përvojë, njëanshëm ka vepruar për të ndalur targat serbe dhe leternjoftimet në Kosovë. Mashtrim. Papërgjegjshmëri. Dhe, e panevojshme”.