Vlora Çitaku te intervista e Buzhalës: Flet për paraqitjen e Gërvallës në OKB dhe mundësinë që të bëhet kryetare në PDK - NACIONALE

Vlora Çitaku te intervista e Buzhalës: Flet për paraqitjen e Gërvallës në OKB dhe mundësinë që të bëhet kryetare në PDK

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka qenë e ftuara e radhës te Intervista e Buzhalës. Si zakonisht, një bisedë me ta e zhvilloi edhe gazetari i Nacionales Vullnet Krasniqi.

Siç mund të shihet edhe në video, Çitaku është pyetur edhe për paraqitjen e Gërvallës në OKB, megjithëse thotë se nuk e ka parë paraqitjen e parë.

“Aty veç nervoz nuk bën me u bë. Herën e fundit e kam parë, herën e parë s’e kam parë. Unë s’I përcjelli me aq shumë vëmendje ato seanca, se e di në fakt relevancën e tyre. Ajo thjeshtë për audiencë të brendshme. Nuk është që nuk më vjen mirë kur më thon njerëzit ke folë mirë. A mos e ndërroi mendjen ambasadori i Rusisë kur e dëgjoi prezantimin tim?” – ka thënë ajo.

Çitaku ka folur edhe për mundësinë që ajo të bëhet kryetare e PDK-së, ku tha se ende nuk i kanë shpallur zgjedhjet, derisa e përmendi edhe Kodin Civil.

“Nuk kemi zgjedhje ende. Bashkëkryetare si Lista Guxo. Hala s’i kemi shpallë zgjedhjet. Kur e diskutuam, e patëm një diskutim, e diskutonim për Kodin Civil dhe nevojën që ky kod, as nuk do të duhej të ishte pjesë e diskutimit, për më tepër që është hartuar kur ajo ministri është udhëhequr nga z.Abelard Tahiri. Ka shumë vite që është punu në atë kod. Një zyrtar i yni kishte shqetësime për nenin…dhe një tjetër aty i tha na po thomë veç me e votu, jo ti me zbatu.” – tha ajo.

Në fund, është folur edhe për përplasjet në rrjete sociale që ka pasur me gazetarin Berat Buzhala.

Për më shumë, ndiqeni videon më poshtë:

Lajme të ngjashme