Vjosa Osmani pyetet nëse do të kandidojë me listën e LDK-së: Nuk kam kërkuar kurrë pozitë nga askush
Ish-presidentja Vjosa Osmani, është pyetur lidhur me kandidimin e saj me listën e LDK-së.
E pyetur nëse do të kandidojë për presidente apo deputete, Osmani u shpreh se nuk është e përshtatshme të bëhen spekulime dhe se nuk ka kërkuar kurrë ndonjë pozitë politike.
“Nuk është mirë me spekulu. Unë nuk kam kërkuar kurrë asnjë pozitë nga askush”, tha Osmani.
“Do të jem para qytetarëve, deri sot në të gjithë angazhimin tim politik janë ata që ma kanë dhënë forcën dhe edhe tash e tutje do të jetë njësoj”, tha ajo.