Vizita e shefit të CIA-s në Kosovë - kryetema e javës
Vizita e Shefit të CIA-s, William Burns ishte kryetema e javës që po e lëmë pas. Por përveç kësaj vizite, temë e rëndësishme ishte edhe debati për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit, skandali me raportimin e RTK-së, kundër Nacionales si dhe ngritja e aktakuzës për ish-shefin e KEK-ut, Nagip Krasniqin. Çka ndodhi?
CIA në Kosovë
Shefi i CIA-s, Ëilliam Burns, qëndroi në Kosovë javën që po e lëmë pas. Të enjten pasdite u takua me presidenten Vjosa Osmani Osmani, kurse të premten me kryeministrin Albin Kurti.
Pas takimit shkroi kryeministri Kurti, i cili tha se në takim kanë folur për për rritjen ekonomike të Kosovës.
“Kosova është shembull suksesi i demokracisë zhvillimore, ku anti-korrupsioni është bërë rritje ekonomike kurse qeverisja e mirë është bërë mirëqenie shoqërore. E njoftova z. Burns me progresin e vendit tonë, të cilin e ruajmë dhe mbrojmë teksa e ngrisim më tej dhe shtojmë.” – ka thënë ndër të tjera Kurti.
Mirëpo, ky takim u kometua edhe mbi atë se çfarë mesazhe ka sjellur shefi i CIA-s në vend.
Përderisa deputetët e zyrtarët e pushtetit patën lëvdata, analistë e njohës të diplomacisë, patën disa dilema e kritika.
Në një intervistë për Nacionalen, Burim Ramadani, ish-kryeinspektor i përgjithshëm i AKI-së, ka vlerësuar se vizita e Burnsit do ta ndryshojë edhe narrativën politike. Sipas Ramadanit, shefi i CIA-s e ka vrarë populizmin.
Ndërkohë, vartësit e pushteti u gëzuan që shefi i CIA-s takoi shefin e tyre.
RTK-ja
Gjatë javës që po e lëmë pas, Nacionale ka publikuar procesverbalin e mbledhje së Bordit të RTK-së menjëherë pas publikimit të raportit skandaloz kundër Nacionales e Periskopit.
Në këtë procesverbal u pa mirë gjuha që u përdor nga drejtori i TV-së, Rilind Gërvlla.
Në ndërkohë, RTK-ja vendosi që të intervistojë zv.drejtorin Adi Krasta, i cili në këtë intervistë nuk tha ndonjë gjë.
Bile ai mohoi procesverbalin e siguruar nga Nacionale.
“Nuk i kam, nuk kam qenë në atë mbledhje. Por kam një ndjesi, qofsha i gabuar, që bordi në tërësinë e vet nuk e ka aprovuar atë skript në unamitetin, në unitetin e vet. Bordi duhet ta nënshkruajë, ta aprovojë.” – ka thënë ai.
Ndryshe, tre anëtarë të Bordit të RTK-së kanë dhënë dorëheqje për shkak të raportimit skandaloz të RTK-së, kundër Nacionales.
Ndërsa, askush nuk ka marrë masa ndaj drejtorit të TV-së, Rilind Gërvalla për këtë skandal.
Aktakuza për Nagip Krasniqin
Prokuroruia Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër ish-Kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Nagip Krasniqit, ish-Kryeshefit të KEK-ut, sipas aktakuzës dyshohet t’i ketë shkaktuar Korporatës Enegjeretike të Kosovës 3.2 milionë euro dëme, shmangie tatimore prej mbi 500 mijë euro si dhe favorizimin e një kompania sllovene (të palicensuar) duke e lejuar të tregojë energji elektrike në Kosovë në kundërshtim me ligjet.
Nagip Krasniqi ngarkohet me veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar”.
Në kohën kur ishte arrestuar kryeministri Kurti e të tjerë e kishin mbrojtur Krasniqin.
Gjatë javës që po e lëmë pas debati për hapjen e Urës së Ibrit është qetësuar. Nga qeveria nuk kanë dhënë datë se kur mund të hapet ura, teksa “nuk bëhet fjalë” për hapjen e Urës së Ibrit, sipas ambasadorit gjerman Jorn Rohde.