“Faqja e RTK-së do të hackohet”: Dramat e Rilind Gërvallës në mbledhjen e Bordit për lajmin e Slobodna Bosnës
Drejtori i TV-së në RTK, Rilind Gërvalla, ishte personazhi kryesor në mbledhjen e Bordit të RTK-së më 23 korrik, ku u diskutua për skandalin e Slobodna Bosnës.
Nuk munguan as dramat.
Në një moment, sipas procesverbalit, ai pretendon se faqja e RTK-së do të hackohet. Pa ofruar asnjë fakt, që i kërkohet nga anëtarët e Bordit.
“Më duhet të ju ndërpres sepse kam informacione tani për tani që faqja e RTK-së do të hakohet dhe Ju e dini se kush janë njerëzit që duhet ta siguruar”, thotë Gërvalla në mbledhjen e bordit.
Këtu ndërhyn U.D Drejtoresha, Zana Spahiu, duke ia bërë një pyetje.
“Është pak shqetësuese të na informoni në këtë mënyrë sepse ku ta dimë se nga erdhi kjo informatë?”, pyeti Spahiu.
Drejtori Gërvalla sërish nuk ofroi asnjë fakt.
“Informatën sapo e pranova tani dhe e imja është ta përcjellë tek Ju dhe nëse doni ta merrni si të saktë, merreni”, tha ai.
Të gjitha këto Nacionale i ka të vërtetuara me dokumente nga procesverbali.