Pushteti me lëvdata, dikush me kritika: Çfarë u tha pas vizitës së shefit të CIA-s në Kosovë? - NACIONALE

Pushteti me lëvdata, dikush me kritika: Çfarë u tha pas vizitës së shefit të CIA-s në Kosovë?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i CIA-s, William Burns, qëndroi në Kosovë. Të enjten pasdite u takua me presidenten Vjosa Osmani Osmani, kurse të premten me kryeministrin Albin Kurti.

Përderisa deputetët e zyrtarët e pushtetit patën lëvdata, analistë e njohës të diplomacisë, patën disa dilema e kritika.

Drejtori i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), Lulzim Peci, ka reaguar ndaj vizitës së shefit të CIA-s, William Berns, në Kosovë.

Ai e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, e cila në njoftimin për media rreth takimin të Kurtit me shefin e CIA-s ka përendur rritjen e ekonomike në Kosovë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Peci ka shkruar se Burns nuk ka ardhur në Prishtinë për të dëgjuar se sa vend demokratik është Kosova dhe çfarë rritje ekonomike ka.

Sipas tij, njoftimi i Qeverisë kishte tone të fushatës zgjedhore.

“Prandaj, mendoj se postimet në Facebook të ekzekutivit, me rastin e takimit të Kryeministri Kurti me Drejtorin Burns, nuk është dashur të kenë tone të një fushate parazgjedhore, të cilat nuk kanë asnjë efekt pozitiv, përpos që e ulin edhe më tepër kredibilitetin e Qeverisë së Kosovës në sytë e Ëashingtonit, pasi ato me siguri nuk e paraqesin substancën e takimit”, ka shkruar ai.

Ai ka bërë me dije se deklaratat e tilla dëmtojnë edhe më shumë raportet në mes të dy vendeve.

“Kush e kupton diplomacinë, e din fare mirë që deklaratat e tilla kanë për konsekuencë erozionin e besimit, të cilin në masë të madhe ka kohë që e kemi humbur në sytë e SHBA-ve. Një postim korrekt pas këtij takimi do të mund të ishte hap i mirë për rindërtimin e këtij besimi të humbur. Ndërsa a janë marrëdhëniet në mes Kosovës dhe SHBA-ve “të forta dhe të qëndrueshme” do të besoj vetëm atëherë kur këtë ta thotë Ëashingtoni, dhe do të gëzohem shumë. Mirëpo, deri më tani nuk kemi dëgjuar diçka të tillë”, ka shkruar Peci.

Hulumtuesi në KDI-së, Eugen Cakolli, ka ironizuar duke thënë se mendoi që në Kosovë ka ardhur edhe sekretari i Thesarit. Kjo duke aluduar në komunikatën e qeverisë për rritjen ekonomike.

“Kur e lexova njoftimin e Qeverisë, mendova mos në Kosovë paskan ardhë edhe sekretaret e Tregtisë apo Thesarit, meqë temat bosht paskan qenë (gjithnjë sipas ekzekutivit) zhvillimi ekonomik e progresi shoqëror. Ta merr mendja që drejtori i CIA-s përnime merret me Bruto Produktin Vendor apo buxhetin e Kosovës”, ka shkruar ai.

Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar pas takimit të Kurtit me shefin e CIA-s. Ai ka thënë se ky i fundit, i ka takuar tre liderë që punojnë kundër interesave amerikane. Sipas tij, duke përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës.

Kajtazi ka theksuar se për shefin e CIA-s ka qenë e panevojshme të vizitohet Kroacia, Maqedonia apo Shqipëria, sepse janë anëtare të NATO-s.

“Po shoh te ekzaltuar dhe te deshperuar per takimin e Albin Kurtit me shefin e CIA-s. O te nderuar, Shefi i CIA-s ka takuar vetem tre lidere ballkanike qe punojne kunder interesave amerikane - Dodikun qe eshte ne liste te zeze te Amerikes, presidentin e Serbise qe punon kunder interesave amerikane ne Ballkan dhe Albin Kurtin qe punon me shume sesa Vuçiqi kunder interesave amerikane ne Ballkan”, ka shkruar Kajtazi.

Një reagim e pati edhe Valon Syla, pas kritikave të djeshme se Burns nuk e takoi Kurtin dje.

“Shume mire qe u taku CIA me Kurtin. Tash e dime a spo don, a spo kupton, apo te dyjat me qëllim po i bon, kur po del ne anti amerikane. Apo kur po merr sankcione e shpulla diplomatike, pa koordinime veprime, pra sidomos me amerikanë. Tash e ka marrë mesazhin. Ta kqyrim”, ka shkruar Syla.

Fotografitë e kryeministrit Kurti janë shpërndarë nga dhjetëra zyrtarë të lartë të partisë në pushtet.

Madje, në qëndrimet e tyre, ata nuk kanë kursye me kritika opozitën, mediat dhe analistët.

Ndër të parët që ka reaguar ka qenë deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci.

Ai ka vlerësuar se takimi tregon për raportet e mira në mes të dy vendeve.

Disa opozitar dhe analist janë lodhur duke deklaruar qysh shefi i CIA-s nuk e takon Kryeministrin Kurti duke mbjellë dyshime dhe pasiguri, por faktet flasin vetë. Takimi i kryeministrit Albin Kurti me shefin e CIA-s, Ëilliam Burns, është një dëshmi e qartë e rëndësisë së Kosovës dhe marrëdhënieve tona strategjike me SHBA-në. Përgjigja më e mirë ndaj spekulimeve opozitare është puna konkrete dhe angazhimi i vazhdueshëm për të mirën e vendit tonë. Kosova ecën përpara, pavarësisht përpjekjeve për të na penguar. Ramushit, Petritit e LDK-se, ju deshtuan parashikimet për takimin Kurti-Burns”, ka shkruar Bajqinovci në profilin e tij në “Facebook”.

Edhe më i egzaltuar është shprehur deputeti tjetër, Enver Dugolli.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka përmendur statuse e atyre që shkruanin se shefi i CIA-s nuk do ta takonte Kurtin.

Statuset edhe mund t'i fshijnë, po çka do bëhet me deklaratat e disave qe nëpër studio televizive, në dëshpërim e sipër mundoheshin të impononin me çdo kusht tregimin e Vuqiçit, Daqiçit e Vulinit për lirimin e Kurtit nga burgu, deri te "antiamerikanizmi e tij", ka shkruar Dugolli.

Kurse, deputetja e Jeta Statovci ka bërë me dije se takimi i sotëm tregon të vërteten për Kosovën.

Kjo është e vetmja e vërtetë e Kosovës sot. Kjo do të jetë e vërteta e Kosovës nesër e përgjithmonë. Partneriteti i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është i shenjtë. I pandryshueshëm. I palëkundshëm. Dëshmi e këtij partneriteti është edhe vizita e shefit të CIA-s në Kosovë dhe takimi i tij me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti. Vajet që u dëgjuan treguan shterpësinë e ideve e idealve të llogorit që lufton matanë pushtetit që po tregojnë se pavarësisht dëmit të shtetit, mjafton të pësojë kundërshtari politik. Këtë qasje qytetari e ka dënuar e do të dënojë gjithmonë!”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme