Kurti tregon se i foli shefit të CIA-s për rritjen ekonomike: Buxheti shtetëror është rritur për 35 për qind
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka shkruar një lidhje me takimin me shefin e CIA-s, William Burns.
Kurti ka vlerësuar se marrëdhëniet biletarale në mes të Kosovës dhe ShBA-së janë të fuqishme.
Tutje, Kurti ka treguar se shefit të CIA-s i ka treguar për rritjen ekonomike të Kosovës.
“Kosova është shembull suksesi i demokracisë zhvillimore, ku anti-korrupsioni është bërë rritje ekonomike kurse qeverisja e mirë është bërë mirëqenie shoqërore. E njoftova z. Burns me progresin e vendit tonë, të cilin e ruajmë dhe mbrojmë teksa e ngrisim më tej dhe shtojmë. Qeveria e Republikës së Kosovës gjithashtu po i menaxhon sfidat e brendshme të sigurisë suksesshëm, e drejtuar nga forca e ligjit të drejtë me institucione e mekanizma të shtetit tonë demokratik. Në tri vitet e fundit, gjersa Bruto Produkti Vendor i Kosovës është rritur për 33% e buxheti shtetëror për 35%, për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Mbrojtjes, i kemi dedikuar 11.1% (apo 1/9) e buxhetit vjetor. Çlirimi e pavarësia e vendit tonë, mbështetja e përhershme amerikane në aq shumë fusha, ishin e janë gjë e drejtë dhe e duhur që ia ka vlejtur fort për të gjithë” – ka shkruar Kurti, ndër të tjera.