Visar Ymeri: Albini që unë e njoh nuk e nënshkruan Asociacionin
Para dy ditësh u publikua edhe episodi i radhës i Intervistës së Buzhalës, prodhim i Gazetës Nacionale.
Në këtë pjesë i ftuar ishte ish-kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.
Ymeri, tregoi rrugëtimin e tij në partinë që për një kohë e udhëhoqi edhe vet.
Në pjesën e zgjeruar këtu, kreu i institutit për politika sociale, “Musine Kokalari” foli edhe për mundësinë që kryeministri aktual Albin Kurti të nënshkruajë Asociacionin.
Siç tha ai, duke e njohur Kurtin, në mënyrën siç e njeh të paktën, shefi i ekzekutivit nuk e nënshkruan atë.
Por, më pas përmendi faktin se Albini ka ndryshuar shumë dhe dallon goxha nga ai i dikurshme. Ymeri tregoi edhe shembuj.
“Albini që unë e njoh, nuk e pranon. Por, unë nuk e njoh Albinin kryeministër. Albini si kryeministër ka ndryshuar shumë. Shpeshherë për të mirë, por ka ndryshu. Pra, gati për çdo gjë që Lëvizja Vetëvendosje e ka kundërshtuar në të kaluarën, sot janë të normalizuara. Shpeshherë të mbrojtura, si pozicione politike. Prej flamurit e himnit, e deri te dialogu me Serbinë, takimet me Vuçiqin, pranimi i marrëveshjeve të kaluara, pra ato marrëveshje që dje i konsideronim si tradhti absolute, sot i konsderojmë si avancim absolut i shtetit të Kosovës e kështu me radhë. Dhe mirë që ndodh kjo, unë mendoj që duhet me pranu procesin e dialogut”, tha fillimisht Ymeri.
Tutje, ai vlerësoi se është koha e duhur që kjo çështje të zgjidhet, sakaq kritikoi Kurtin dhe VV-në duke thënë se fakti që ata kanë ardhur në pushtet nuk do të thotë të ndryshohet tash e gjithë bota.
“Tash, dikush tjetër ia ka nisë, ti mundesh me kry. Shteg që pse kemi ardhë ne në pushtet, nuk munden me ndërru botën komplet. Jo Albini, kushdo me ardhë, edhe unë e ti nesër, me na dhënë pushtetin absolut në Kosovë, kjo e botës nuk ndryshon absolutisht asgjë. E në këtë drejtim mendoj që këtë është mirë me kuptu, nëse s’e ka kuptu deri tash Albin Kurti dhe Vetëvendosja. Është proces në të cilin ka vazhdimësi, ka historik, mundet m’i mirëmenaxhu, mundesh me nxjerr diçka pak më mirë”, vazhdoi Ymeri.
Në pjesën e fundit ndërkaq, komentoi edhe mënyrën se si e sheh paraqitjen e deritanishme të qeverisë, gjithonë edhe duke e kritikuar për disa gjëra.
“Nganjëherë mendoj. Pra, si e shoh unë, kur ata flasin në Kuvend. Kështu. Unë mendoj që ka tendencë për zvarritje të dialogut. Mos me pranu asgjë e në fund mbase edhe me braktisë atë me thënë që qe, unë nuk e theva kurrizin, më përpara shkoj në shtëpi sesa që e thej kurrizin dhe kjo mundet me ta sjell një rezultat elektoral. Mendoj që është e papërgjegjshme karshi interesave të vendit, por elektoralisht mundet me të konvenu. Nganjëherë pastaj shoh shenja të një tjetër lloj mendimi, që poashtu është elektoral. Procesi i dialogut për me fitu simpatinë e ndërkombëtarëve, respektivisht amerikanëve, e që pastaj kthehet në rezultat elektoral”.

