Vihen nën pranga policët malazezë që keqtrajtuan profesorin shqiptar në kufi - NACIONALE

Vihen nën pranga policët malazezë që keqtrajtuan profesorin shqiptar në kufi

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Janë arrestuar tashmë policët malazezë që keqtrajtuan profesorin shqiptar në kufi.

Siç ka raportuar televizioni publik në shtetin fqinj, Filip Axhiq, Ministri i Punëve të Brendshme ka thënë se dikasteri që ai drejton ka nisur të gjitha procedurat ligjore.

Tashmë është mësuar edhe identiteti i policëve. Ushtruesi i detyrës së prokurorit në Ulqin, ka urdhëruar arrestimin e dy policëve malazezeë, e që dyshohet të jenë përfshirë në ngjarjen që mori dhenë mbrëmë, e që kishte ndodhur më 15 janar në pikën e përbashkët kufitare, Sukobin - Muriçan.

Në anën tjetër, profesori i Filozofisë, Artan Fuga ka reaguar pas videos respektive, ku shihet një qytetar shqiptar duke u dhunuar nga autoritetet malazeze, e për të cilën Nacionale transmetoi mediumet shqiptare, duke publikuar edhe pamje.

Fuga kërkoi tërheqjen e ambasadorit shqiptar deri në dëmshpërblimin financiar.

Sipas tij, shteti duhet të dënojë këtë akt barbar, derisa të mos garantohet siguria dhe fakti se një qytetar shqiptar nuk do të trajtohet si qen rrugësh.

"Dhe ne si shtet nuk tërheqim në sekondë ambasadorin tonë derisa të ndëshkohet akti barbar, deri sa t'i kërkohet përunjësisht falje qytetarit shqiptar, derisa të dëmshpërblehet financiarisht dhe moralisht ai sa frëngu pulën? Derisa të jepen sigurira se një shqiptar nuk do të trajtohet si qen rrugësh!", shkroi ndër tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Lajme të ngjashme