Vetoja e 6'të për Kosovën në BE, Orbani pritet vëllazërisht nga Vuçiq, ku po qëndron Budapesti ndaj Prishtinës? - NACIONALE

Vetoja e 6'të për Kosovën në BE, Orbani pritet vëllazërisht nga Vuçiq, ku po qëndron Budapesti ndaj Prishtinës?

3 vjet më parë

nga Xhezair Dashi

Tashmë marrëdhëniet mes dy liderëve popullistë me qëndrime të rrepta autoritare janë betonizuar në marrëdhënie si mes dy miqsh privatë. Aleksandar Vuçiq, Presidenti i Serbisë, priti (për kush e di të satën herë) Viktor Orbanin, Kryeministrin e Hungarisë. Partia Përparimtare Serbe (SNS) dhe Fidesz i Orbanit, janë bërë pothuajse sinonime te vëzhguesit e kujdesshëm të politikave rajonale. Vuçiq tashmë politikën e luan kryekëput sipas “playbook”-ut të Orbanit. Te ky i fundit ka gjetur edhe një mbështetje të veçantë në çështje që kanë të bëjnë me Kosovën, përkatësisht në votimin kundër Kosovës në integrimet europiane të saj.

Jam i lumtur që sërish e mirëprita një mik të madh të Serbisë. Marrëdhëniet serbo-hungareze janë në pikun më të lartë të historisë së popujve dhe vendeve tona”, shkroi Vuçiq në publikimin e tij në Instagram, ku paraqiti një fotografi me Orbanin.

Puna te Kosova...

Orbani u bë Orban kontraverz gjatë kohës së betonizimit të pozitës së tij në krye të shtetit hungarez. Më parë ai ishte takuar me ish-kryeministrin dhe ish-ministrin e jashtëm, Hashim Thaçin, gjatë kohës së nënshkrimit të Marrëveshjes për Stabilizim-Asociimin më 2015, si dhe me ish-Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, ku Orban siguronte se “Hungaria do ta ndihmojë Kosovën në rrugën e saj evropiane dhe do të angazhohet në inkurajimin e vendeve anëtare të BE që s’e kan njohur Kosovën ta bëjnë këtë”. Kjo një tregim nga e kaluara...

Shtatë-tetë vite më vonë, tjera qëndrime...

Me të nisur viti 2023, në një konferencë shtypi në Budapest me Ministrin serb të Jashtëm, Ivica Daçiq, homologu hungarez i tij, Peter Sziijarto, do t’i rrotllonte hesapet. Në çfarëdo aplikimi të Kosovës në trupat evropiane Hungaria do të ngriste dorë kundër. Kjo ishte e paprecedent në lajmërim, por jo edhe në pritshmëri.

Nëse formacionet e caktuara evropiane do e pranonin Kosovën në Evropë para arritjes së marrëveshje, kjo do të rrezikonte arritjen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi; andaj edhe për këtë arsye Hungaria do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organet evropiane”, pati thënë Szijjarto.

Përveç pesë shteteve mosnjohëse të shtetësisë së Kosovës brenda unionit evropian – përkatësisht Spanja, Sllovakia, Rumunia, Qiproja dhe Greqia – Hungaria doli në skenë si vota e gjashtë kundër Kosovës në integrimet e saj evropiane, së paku në kontekstin e para arritjes së një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve Prishtinë-Beograd.

Orbani qysh me të nisur pushtimi brutal rus ndaj Ukrainës e ka shpërfillur në tërësi edhe vetë Brukselin duke mos qëndruar në konsensusin mbase më të madh evropian që nga Lufta e Dytë Botërore, andaj ky qëndrim hungarez shihej edhe thjesht si diçka “Orbani duke bërë atë çfarë bën Orbani”. E dyta ishte përafrimi tejet i madh ndërmjet Beogradit dhe Budapestit. Dhe këto marrëdhënie të ngrohta përktheheshin në të shumtën e rasteve në detriment të Prishtinës.

Serbia kishte edhe një mik të afërm të tij brenda vetë BE-së që gjerësisht njihet si njeriu i Orbanit – Oliver Varhelyiu, Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi në Komisionin Evropian. Ky i fundit në raportet për Serbinë haptazi e favorizonte Beogradit dhe ia shpërlante mëkatet për ta afruar me BE-në. Raportimet të këtilla në këtë dritë anshmërie për Serbinë janë parë gjithmonë se Kosovës mund t’i vinë me një kosto.

Marrëdhëniet serbo-hungareze, në nivel të lartë

Daçiq udhëton për në Budapest më shumë se çdo kund tjetër. Hungarinë ai e quan si partner mbi partnerët strategjikë të Serbisë. Dyshja Vuçiq-Orban ka madje edhe një replikë: atë Daçiq-Sziijarto, dhe s’ka se si të mos tingëllojë ndonjëherë edhe e habitshme.

Isha dëshmitar kur Peter Sziijarto foli mirësisht më shumë se njëherë në konferenca ndërkombëtare duke mbështetur rrugën e Serbisë në BE. Ministri Sziijarto theksoi se Serbia ishte shembull i mirë i marrëdhënieve ndëretnike dhe foli veçanërisht për pozitën e hungarezëve në Serbi, duke e krahasuar me vende të tjera të rajonit”, pati thënë Daçiq në praninë e Szijartoos.

Lajme të ngjashme