Vetëvendosje vazhdon me mburrje: Pagat po rriten për herë të tretë, Kosova ka inflacionin më të ultë në rajon
Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon me fushatën për rritjen e pagave.
Në postimin në faqen zyrtare, Vetëvendosje ka thënë se pagat nga janari 2025 po rriten për herë të tretë.
Më tej, në këtë njoftim është përmendur edhe opozita që sipas VV-së ka bllokuar Ligjin për çmimet tavan.
Sipas VV-së Kosova ka inflacionin më të ulët në rajon dhe krejt kjo falë Qeverisë Kurti.
Shkrimi i plotë:
Republika e Kosovës për herë të parë u bë me ligj për Zyrtarët Publik dhe për Pagat në Sektorin Publik në dhjetor të vitit 2022.
Në vitin 2023 me caktimin e koeficientit pagat u rritën, u nivelizuan dhe u ngushtua diferenca mes pagës maksimale me atë më të ultën në Republikën e Kosovës.
Ndërkaq, në janar të vitit 2024, me rritjen e koeficientit pagat u rritën për herë të dytë.
Tash, që nga fillimviti 2025 pagat do të rriten për herë të tretë çka krahasuar me periudhën para ardhjes së Qeverisë Kurti në pushtet ka një rritje të madhe të pagave që do ta shihni si në tabelën më poshtë.
Pavarësisht që partitë opozitare e bllokuan përmes Gjykatës Kushtetuese ligjin për çmimet tavan, Republika e Kosovës ka inflacionin më të ultë në rajon, që vjen direkt si rezultat i ndërhyrjes së Qeverisë për të përballuar këtë shqetësim botëror.
Pagat janë rritur për të gjitha kategoritë, ndërkaq kategoritë më poshtë janë vetëm ilustrim për të parë krahasimin mes kohërave të ndryshme.