Vetëm dy ditë afat për bizneset – Enerco me ofertë konkurruese në tregun e liberalizuar të energjisë
Kosova po përjeton një ndryshim të madh në sektorin energjetik – tregu i shitjes së energjisë elektrike është liberalizuar. Kjo do të thotë se bizneset nuk janë më të detyruara të furnizohen vetëm nga një operator, por mund të zgjedhin ofertën më të mirë nga operatorët e licencuar. Çmimi i energjisë nuk përcaktohet më vetëm nga tarifa fikse, por ndikohet nga Bursa Shqiptare e Energjisë (ALPEX), ku çdo ditë blihet dhe shitet energjia, duke reflektuar çmimet më konkurruese të tregut rajonal.
Afati po skadon – Bizneset kanë edhe vetëm dy ditë për të lidhur marrëveshje me ndonjërin prej operatorëve të licencuar. Nëse nuk e bëjnë, do të shkëputen nga rrjeti.
Në këtë treg të ri dhe dinamik, Enerco po dallohet si një prej operatorëve privatë me rritjen më të shpejtë. Që nga hapja e tregut, ka furnizuar biznese nga sektorë të ndryshëm me mbi 700 MWh energji elektrike në 110 pika matëse, duke fituar besimin e klientëve të mëdhenj si NLB Bank, Waikiki dhe SPEEEX.
Pse të zgjidhni Enerco?
Çmime konkurruese – të ditëve të fundit ndër më të favorshmet në treg
Furnizim i qëndrueshëm dhe i sigurt
Marrëveshje transparente dhe fleksibile, të lidhura mbi çmimet e bursës
Shërbim personal dhe përgjigje të shpejtë për çdo kërkesë
📩 Për të siguruar furnizimin dhe për të përfituar nga kushtet më të mira të tregut të liberalizuar, bizneset mund të kontaktojnë Enerco sot:
Email: info@enercopower.com
Tel: 038 713 130 / 0800 999 00
Viber/WhatsApp: +383 45 623 177 / +383 45 802 142
Enerco – Energjia juaj, siguria jonë!