Vetaksident në Istog, vdes një 29-vjeçar
Një 29-vjeçar në Istog ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti.
Kjo është konfirmuar tashmë edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës.
Mësohet se ngjarja e kobshme ka ndodhur orëve të mbrëmjes në fshatin Lobuzhdë.
“Po e konfirmoj. Rreth orës 18:50, policia është njoftuar për një aksident në Lobuzhdë të Istogut. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia mësoi se bëhet fjalë për vetaksident. Një person ka qenë në veturë.
Është njoftuar stafi emergjent dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i hetimeve të aksidenteve dhe Prokurori”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.
