Aksident me fatalitet në Drenas, vdes drejtuesi i një veture
Dje ka ndodhur një aksident me fatalitet në Gllogoc të Drenasit ku ka mbetur i vdekur një person.
Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur në mes të dy veturave civile.
Tutje, thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërkohë që drejtuesi tjetër i makinës është dërguar për tretman mjekësor.
Policia njofton se rasti është duke u hetuar.
“Gllogoc 08.02.2023 – 20:10. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile. Si pasojë e aksidentit njëri nga drejtuesit mashkull kosovar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa drejtuesi i veturës tjetër mashkull kosovar është dërguar për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
Siç raportojnë mediat e tjera, personi që ka vdekur në aksident është një i ri.
