Aksident trafiku në Autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohet një person
Është lënduar një person si pasojë e një aksidenti në Autostradën "Ibrahim Rugova".
Lajmin për Nacionale e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Baki Kelani.
Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur në fshatin Trudë, ku janë përfshirë dy vetura dhe ka mbetur një i lënduar.
Kelani ka thënë se i lënduari ka pranuar tretman mjekësor, ndonëse shtoi se rasti është duke u trajtuar nga Njësia e Hetimeve të aksidenteve në Njësinë për Kontrollin e Autostradave
“Me datën 07.02.2023 rreth orës 07:20 në Autostradën I.Rugova saktësisht në Hyrje-Dalje në fshatin Trudë, ka ndodhur aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me tabela vendore. Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia e Hetimeve të aksidenteve në Njësinë për Kontrollin e Autostradave”, ka thënë Kelani për Nacionale.
