Vërshimet në Kosovë, Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë vë në gatishmëri Forcat e Armatosura - NACIONALE

Vërshimet në Kosovë, Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë vë në gatishmëri Forcat e Armatosura

3 vjet më parë

nga Eriola Cacaj

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi ka njoftuar se Forcat e Armatosura janë dërguar në Kukës.

Sipas Peleshi këto forca dhe mjete janë në gatishmëri për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë të cilët janë prekur nga vërshimet.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar 'me vëllezërit tanë në ditë të mira dhe të vështira'

“Forca dhe mjete nga FA janë dislokuar në Kukës, në gatishmëri për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë, të cilat janë prekur nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura ditët e fundit. Të gatshëm të ndërhyjmë në koordinim me autoritetet e Kosovës, në rast të përkeqësimit të situatës. Me vëllezërit tanë në ditë të mira dhe të vështira.” – ka shkruar Peleshi në Facebook.

Lajme të ngjashme