Vendos Gjykata Kushtetuese, pushteti shkeli kushtetutën kur shkarkoi Kimete Gashin nga OSHP-ja
Gjykata Kushtetuese njëzëri – me tetë vota për dhe një kundër – konstaton se Kuvendi i Kosovës ka shkelur Kushtetutën e Kosovës me shkarkimin e anëtares së bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, Kimete Gashi më 13 korrik të viti të kaluar nga shumica parlamentare e Lëvizjes Vetëvendosje, me kërkesë nga Qeveria e Kosovës në lidhje me një tender për insulina në Ministrinë e Shëndetësisë.
Në shkarkimin e Gashit, të vetmit nga mazhoranca që kishin abstenuar kishin qenë Glauk Konjufca, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dhe deputetit të LVV-së, Eman Rrahmani.
“Në rastin KO157/23, Gjykata ka vendosur, njëzëri, që (i) të deklarojë kërkesën të pranueshme; dhe (ii) me tetë (8) vota për dhe një (1) kundër, që Vendimi [nr.08-V-583] i 13 korrikut 2023 i Kuvendit të Republikës së Kosovës për shkarkimin e anëtares së Bordit të OSHP-së, nuk është në përputhshmëri me paragrafin 9 të nenit 65 [Kompetencat e Kuvendit] dhe paragrafin 1 të nenit 142 [Agjencitë e Pavarura] të Kushtetutës. Aktgjykimi i Gjykatës fillimisht sqaron që, rrethanat e rastit konkret ndërlidhen me shkarkimin e anëtares së Bordit të OSHP-së përmes Vendimit të kontestuar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të 13 korrikut 2023. Siç sqarohet në Aktgjykim, shkarkimit të anëtares së Bordit të OSHP-së, i kishte paraprirë Vendimi [PSH. 397/409/22] i Bordit të OSHP-së i 11 tetorit 2022, përmes të cilit ishte anuluar njoftimi i Autoritetit Kontraktues, përkatësisht Ministrisë së Shëndetësisë, për anulimin e aktivitetit të prokurimit me titull “Furnizimi me Insulina Analoge nga Lista Esenciale Lot 1 dhe Lot 3””, thuhet në njoftim.
“Një precedent i tillë, bazuar në të cilin anëtarët e OSHP-së do të mund të shkarkoheshin për vendimmarrjen e tyre, do të cenonte thellë pavarësinë funksionale të OSHP-së dhe vet qëllimin e ekzistencës së saj, sipas përcaktimeve të ligjeve të aplikueshme”.
Lajmi në përditësim