Vendimi i PZAP-së: Haxhi Avdyli "ia qet prej dorës" edhe 5 mijë e 500 euro VV-së - NACIONALE

Vendimi i PZAP-së: Haxhi Avdyli "ia qet prej dorës" edhe 5 mijë e 500 euro VV-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka gjobitur Lëvizjen Vetëvendosje me 5 mijë e 500 euro për shkak të disa deklaratave të kandidatit për deputet Haxhi Avdyli.

Në një vendim të PZAP, fillimisht thuhet:

“I. Pranohet e bazuar ankesa e subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me seli në Prishtinë, Anr.211/2025 e datës 27.01.2025, ashtu që subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me seli në Prishtinë, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, i shqiptohet dënimi më gjobë në lartësi prej 5,500.00 (pesëmijë pesëqind) euro.

II. Detyrohet Subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me seli në Prishtinë, që gjobën e shqiptuar si në pikën -I-, të dispozitivit të këtij vendimi, ta paguaj në afat prej 15 ditëve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendimi”.

Paneli e ka arsyetur këtë vendim me atë se Avdyli ka shpërndarë disa deklarata në rrjetin social Facebook, duke përdorur gjuhë të urrejtjes dhe nxitëse ndaj partive të tjera.

“Me datë 27.01.2025 PZAP-i, ka pranuar një ankesë nga subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me të cilën pretendon se kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) z.Haxhi Abdyli ka publikuar në rrjetin social facebook e cila vazhdon të jetë e pranishme në profilin e tij ku i njëjti, kësaj video i ka bashkangjitur tekstin shoqërues, duke përdorur gjuhë urrejtëse dhe nxitëse kundrejt partive kundërshtare. Më tutje në ankesë është theksuar, konkretisht i njëjti në këtë tekst shoqërues shkruan "Malisheva cep më cep me #qeverinëkurti3, për vazhdimin e punëve të mira për vendin, #skakthimprapa për ata që degraduan çdo gjë, e që nuk i japin shpresë këtij vendi. #AlbinKurti mbetet opsioni i vetëm për Kryeministër për 4 vitet e ardhshme. Faleminderit Malishevë që guximshëm VVendosët për #VVGUXOALTERNATIVA. #haxhiabdyli21" dhe se i njëjti ka bërë shkelje të Ligjit Nr.08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, respektivisht nenit 34, paragrafi 1, nën paragrafi 1.11. Përmes ankesës parashtruesi kërkon nga PZAP që të nxjerrë vendim me të cilin do ta aprovojë si të bazuar ankesën” thuhet në vendim.

Lajme të ngjashme