“Vendimet e qarta”, Macron dhe Scholz i shpalosin kërkesat për veriun e Kosovës - NACIONALE

“Vendimet e qarta”, Macron dhe Scholz i shpalosin kërkesat për veriun e Kosovës

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Francës, Emanuel Macron së bashku me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz kanë takur presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin e Serbisë, Aleksandr Vuçiq në Moldavi, ku kanë biseduar për situatën në veri të Kosovës.

Macron ka deklaruar se “javën e ardhshme do të ketë vendime të qarta”, rreth kësaj situate.

Osmani ka bërë të ditur se pas takimit me Macron dhe Scholz është takuar edhe me Vuçiq.

Sipas zonjës Osmani, në takimin 10-minutësh, u dëshmua që Vuçiq nuk është i interesuar për paqe.

Në fund të takimit me Presidentin Macron dhe Kancelarin gjerman, ata propozun që të kishte edhe një diskutim jofromal me Presidnetin Vuçiq, natyrisht që në takim ishte edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Dhe pas takimi që ata e kishin trelateralë dhe me Vuçiq, kishim diku një takim me 10 minuta të përbashkët, ku edhe një herë u dëshmua se zotri Vuçiq nuk është i interesuar për zgjidhje e as nuk është i interesuar për paqe, por në fakt është burimi kryesor i jostabilitetit në të gjithë rajonin tonë.” – deklaroi ajo në RTK.

Lajme të ngjashme