Vendim i duhur apo provokim: Qysh po pritet vendimi për hapjen e Urës së Ibrit? - NACIONALE

Vendim i duhur apo provokim: Qysh po pritet vendimi për hapjen e Urës së Ibrit?

1 vit më parë

nga Arbër Ramadani

Kuvendi komunal i Mitrovicës së Veriut ka nxjerrë një vendim interesant sot gjatë ditës. Në një mbledhje sot gjatë ditës, amsablistët që morën pjesë aty, votuan pothuajse unanimisht për të hapur për qarkullim të automjeteve “Urën e Ibrit”, e cila ka vite që është bllokuar.

Pas reagimeve të mëdha, nga Lista Serbe e Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, të cilët një veprim të tillë e kanë quajtur “pushtim të veriut” nga Kurti, Nacionale ka pyetur analistin Nexhmedin Spahiu, e Kryetarin e Parisë së serbëve të Kosovës, Jabllanoviq.

Spahiu e Jabllanoviç, kanë mendime të ndara në lidhje me këtë vendim të cilin e mori Kuvendi komunal i Mitrovicës së Veriut. Sipas Spahiut, një vendim i tillë është i drejt, si dhe iu konvenon edhe Listës Serbe, pasi kur një ditë do të qeverisin, sipas tij, nuk do të kenë nëvojë ta marrin një vendim të tillë, e të përballen me etiketime nga Beogradi.

Është vendim i duhur. Kjo ia lehtëson punën udheheqesive të ardhshme komunale që do të përbehen nga serbët. Kryetari i ardhshëm (nga komuniteti etnik serb) nuk rrezikon të quhet tradhtar pse ka marrë vendim për urën pasi ky vendim veç është marrë paraprakisht. Iu konvenon edhe atyre. Pra Listës Serbe”

Por, mendim krejtësisht të kundërt ka shprehur kryetari i PKS-së, Alkesandër Jabllanoviq. I pyetur nga Gazeta Nacionale se a do të mund të implementohet ky vendim. Jabllanoviq është shprehur skeptik. Sipas tij duhet patjetër koordinim i gjithëmbarshëm, kur bëhet fjalë për vendime siç i quan ai madhore.

“Nuk i di ende detajet për vendimin rreth urës. Por, dua që të besoj se çdo vendim nga pala shqiptare dhe Lista Serbe mund të rezultojë pa një telashe në terren. Sepse, keni vetëm 2-300 metra te Ibri, një urë që është e hapur 24 orë. Por, pse vendimi i parë pas zgjedhjeve të hapet ura? Kjo urë është çështje e pazgjidhur dhe shumë e madhe për dy dekada, nuk ka lindur kjo që një ditë. Është shumë çështje e madhe. Besoj se ky problem mund të zgjidhet vetëm nëse koordinohemi tepër mirë me KFOR-in dhe ndërkombëtarët në terren. Sepse dy dekadat e fundit, shqiptarët dhe serbët kanë dëshmuar që nuk janë gati të hapin atë urë në mënyrë të rregulltë e pa incidente.”

A besoni se KFOR-i mund të lejojë një gjë të tillë, pra të lejojë hapjen e kësaj ure, me këtë vendim, duke qenë se është çështje sigurie?

“Nuk i kam unë informacionet çfarë i ka KFOR-i, por besoj se ura qëndrore në Mitrovicë u ka sjellur shumë telashe në dy dekAdat e fundit edhe shqiptarëve edhe serbëve. Ju e dini se sa shumë njerëz janë lënduar, vdekur, për këtë urë. Ura duhet t’i lidh njerëzit. Por, ama kësisoji, që ne tash e paskemi Kuvendin Komunal dhe thjesht ashtu vendosim ta hapim urën; kjo nuk është mirë. Nëse hapin urën përmes komunikimit me serbët, KFOR-in, me ndërkombëtarët të përfshirë, unë këtë e pranoj. Por, e dini që BE ka investuar shumë para për projektin rreth urës, por ama këtë urë as ata s’kanë mundur ta hapin qe 10 vite.” – u shpreh Jabllanoviq.

Tutje ish ministri është shprehur se këtë vendim e sheh si provokim, për të treguar “dominimin” tash edhe institucional në Mitrovicë të veriut.

“Sipas mendimit tim, kjo është provokim, një mënyrë për të treguar se ne kemi kontroll mbi Kuvendin Komunal, kemi Kryetarin e Komunës. Por, një çështje e madhe siç është ura në Mitrovicë, që edhe e mbarë bota qëndron aty mbi atë urë. Besoj se ura mund të hapet vetëm kur shqiptarët dhe serbët bëjnë marrëveshje për këtë. Njëanshëm është gabim. Ura hapet, ama vetëm përmes një ujdie mes serbëve dhe shqiptarëve. Sepse, kemi shumë ura mes nesh. Nëse vetëm një urë e prish paqen mes nesh në një qytet si Mitrovica, është mirë që disa gjëra të lihen kur momentet të jenë të relaksuara. Kurse sot, nuk jemi në momente të relaksuara.”

Por çfarë ndodhi në Mitrovicën e Veriut?

Sot paradite, Kuvendi komunal i Komunës së Mitrovicës së Veriut u mblodhën në objektin e Asamblesëm, për të votuar për një pikë të rendit të ditës: hapja për qarkullim të Urës së Ibrit. E gjitha nisi pas një iniciative të asamblistes së VV-së, Aida Doli. Siç raportoi gazeta Veriu.info, me 11 pro dhe një kundër, asamblistët e këtij kuvendi komunal e kanë votuar hapjen e Urës së Ibrit.

Në një prononcim për këtë gazetë, Nexhat Uglanin, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Nexhat Uglanin, ka deklaruar se ky vendim është marrë me shumicën e votave.

“U mor ky vendim me 11 për, 1 abstenim, dhe 1 votë kundër nga një asamblist nga komuniteti serb” – deklaroi Uglanin.

Tutje, ai deklaroi se Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut po kërkon që edhe rindërtimi i xhamisë së vjetër afër lumit Ibër.

“Është po ashtu edhe objekti religjioz, xhamia e vjetër të cilën kërkojmë që ta rindërtojmë, na po lypim veç diçka çka u kan e asgjë çka s’u kanë”

Reagimi i Listës Serbe…

Përmes një reagimi në Facebook, Lista Serbe e ka kritikuar ashpër këtë vendim të Kuvendit komunal të Mitrovicës së Veriut, duke e quajtur si vendim të kundërligjshëm.

“Lista Serbe dënon ashpër vendimin e kundërligjshëm dhe jolegjitim të shumicës së paligjshme dhe jolegjitime parlamentare në Mitrovicën e Veriut për hapjen e urës kryesore të qytetit për qarkullimin motorik, gjë që shkel marrëveshjet e Brukselit dhe kërcënon drejtpërdrejt paqen në këtë zonë. Duam të paralajmërojmë se hapja e mundshme e urës padyshim që do të rezultojë me incidente në këtë zonë, gjë që duket se është edhe qëllimi i Prishtinës.” – thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Në reagimin e tyre, asamblistët që votuan sot në favor të hapjes së Urës së Ibrit, Lista Serbe i quan “kuazi këshilltar”.

“Ky vendim i paligjshëm dhe i paligjshëm i marrë nga kuazi këshilltarë pa asnjë legjitimitet mes qytetarëve do të ketë pasoja të mëdha për paqen, sigurinë dhe bashkëjetesën në këto zona.” – thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Tutje, partia më e madhe serbe e ka përmendur edhe emrin e kryeministrit Kurti.

“Njëkohësisht, është vazhdimësi e pushtimit të veriut nga Albin Kurti, i cili u mësua me rolin e pushtuesit të Gauleiter.

Kërkojmë që KFOR-i, EULEX-i dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare urgjentisht të pengojnë zbatimin e këtij vendimi, t'i japin hapësirë ​​për zgjidhjen e çështjeve të hapura në dialog dhe në këtë mënyrë të ruajnë paqen në këto fusha. Parandalimi i lëvizjeve të tilla nga ana e këshilltarëve të Prishtinës dhe Kurtit do të ishte në përputhje me kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare për të ndaluar të gjitha veprimet që cenojnë procesin e dialogut.” – thuhet në këtë reagim.

Sigurisht, për këtë çështje ka reaguar edhe Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë.

Lideri okupator Albin Kurti morri vendim për të hapur urën që për shumë kohë ka shërbyer si digë për sigurinë e serbëve, që shqiptarët të mos e marrin Mitrovicën. Për shumë vite, njerëzit tonë kanë kundërshtuar dhe pyetur se pse ky njeri po e bën këtë. E vetmja gjë që ai dëshiron të bëjë është të dëbojë njerëzit anë dhe dëshiron konflikte”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme