"Pushtim i Kurtit": Lista Serbe reagon ashpër pasi u votua për hapjen e Urës së Ibrit - NACIONALE

"Pushtim i Kurtit": Lista Serbe reagon ashpër pasi u votua për hapjen e Urës së Ibrit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryesuesi i kuvendit komunal në Mitrovicë të Veriut, Nedzat Ugljanin, njoftoi se sot është marrë vendimi që të hapet ura mbi lumin Ibër për qarkullim të automjeteve dhe lëvizje të lirë.

Sipas tij, deri të ky vendm erdhi me propozim të delegates Aida Doli, përçka 13 vota ishin pro, një kundër nga komuniteti serb dhe një abstenim nga komuniteti shqiptar që kërkoi të shtyhet vendimi.

Është vendim i kuvendit komunal. Ne kemi vendosur të veprojmë sipas standardeve evropiane për lëvizje të lirë. Po e shohim nga ana pozitive këtë”. – ka thënë Ugljani.

Ugljanin po ashtu shtoi se Kuvendi komunal e kanë kryer obligimin e tyre, ndërsa se sa është i realizueshëm në aspektin e sigurisë, do të merren organet përkatëse. Ai po ashtu shtoi se vendimi i sotëm do të shkojë në ministri të Punëve të Brendshme.

Ndaj vendimit për hapjen e qarkullimit të urës e cila ka rreth 20 vjet që qëndron e mbyllur, serbët kanë reflektuar negativisht, thotë kryesuesi i kuvendit komunal të Mirovicës së Veriut. “Ata s’kanë pritur që ne e kemi guximin ta bëjmë, të marrim vendime si ky që janë të rëndësishme për popullatën”, deklaroi Ugljanin për KlanKosova.tv.

Kjo hapje do ta lehtesoje edhe trafikun e veturave ne qytetin tone.

Reagimi i Listës Serbe

Lista serbe ka reaguar ashpër ndaj këtij vendimi, duke e quajtur kundërligjor një veprim të tillë, nga siç thuhet nga kjo parti, shumica e paligjshme, referuar atyre që dolën nga zgjedhjet e fundit.

“Lista Serbe dënon ashpër vendimin e kundërligjshëm dhe jolegjitim të shumicës së paligjshme dhe jolegjitime parlamentare në Mitrovicën e Veriut për hapjen e urës kryesore të qytetit për qarkullimin motorik, gjë që shkel marrëveshjet e Brukselit dhe kërcënon drejtpërdrejt paqen në këtë zonë. Duam të paralajmërojmë se hapja e mundshme e urës padyshim që do të rezultojë me incidente në këtë zonë, gjë që duket se është edhe qëllimi i Prishtinës.

Ura ku ndodhën më shumë se një mijë sulme me motive etnike nga jugu në veri është simbol i vuajtjes së popullit serb dhe synimit të Prishtinës për të dëbuar serbët e mbetur nga i vetmi mjedis urban ku ata mbijetuan në numër më të madh.

Ky vendim i paligjshëm dhe i paligjshëm i marrë nga kuazi këshilltarë pa asnjë legjitimitet mes qytetarëve do të ketë pasoja të mëdha për paqen, sigurinë dhe bashkëjetesën në këto zona.

Tutje në reagimin e tyre, Lista Serbe këtë akt e ka quajtur “pushtim të veriut” nga Albin Kurti.

“Njëkohësisht, është vazhdimësi e pushtimit të veriut nga Albin Kurti, i cili u mësua me rolin e pushtuesit të Gauleiter.

Kërkojmë që KFOR-i, EULEX-i dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare urgjentisht të pengojnë zbatimin e këtij vendimi, t'i japin hapësirë ​​për zgjidhjen e çështjeve të hapura në dialog dhe në këtë mënyrë të ruajnë paqen në këto fusha. Parandalimi i lëvizjeve të tilla nga ana e këshilltarëve të Prishtinës dhe Kurtit do të ishte në përputhje me kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare për të ndaluar të gjitha veprimet që cenojnë procesin e dialogut.”

Lajme të ngjashme