Vendim i dëmshëm, por po e bëjmë: A foli Kurti si burrështetas apo si ‘fesatçor’?
‘Nuk do e ndryshoj qëndrimin ndaj këtij vendimi të dëmshëm asnjëherë’. Kështu foli kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e djeshme të Qeverisë, ku dha lajmin për zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit.
Një prej deklaratave më të diskutueshme dje, ishte edhe ajo e kryeministrit Albin Kurti, se ‘nuk do të ndryshojë qëndrim për vendimin e dëmshëm rreth Manastirit të Deçanit.
Ishte e pashpjegueshme, gati surreale, se si dikush që qe ulur në karrigen e kryeministrit, po jepte një mendim të kundërt me vendimin që sapo kishte marrë.
A është një gjuhë e tillë prej burrështetasi apo ‘fesatçori’?
Dukagjin Gorani, shpjegon në Pressing se përdorimi i një gjuhe të tillë, nënkupton ‘ofrimin e një trashigimie destruktive’. ‘Gjithmonë ka me ekzistu një përshtypje që është çështje e padrejtë’, thotë ai.
“Qysh ke me shpjegu, nëse mundesh me e qitë veten kah tabori ndërkombëtar.
Merre vendimin e sotëm për Manastirin e Deçanit. Që çfarë forme e është kjo: po e dekretojmë vendimin për Manastirin e Deçanit, vendimin për të cilin mendojmë që është i padrejtë.
Qysh mundesh me u sjellë kësi soji si kryeministër dhe shef i shtetit. Meqenëse kjo fjali, nënkupton se ti me vullnet po e zbaton një vendim të padrejtë.
Nëse qenka vendimi i padrejtë, mos e zbato.
Çka bën ti si kryeministër është e kundërta, përmes kësaj gjuhe dhe këtij lloj komunikimi, ti prodhon situate të pamundshme.
E zbaton një vendim edhe kujdesesh që trashigimia politika e atij vendimi, me qenë destruktive.
Do të thotë sot e atë ditë, kur fillon ky vendim me u implemtu gjithmonë ka me ekzistu në opinion publik një përshtypje që është e padrejtë.
Edhe gjithmonë do të inkurajohet një pjesë e opinionit publik, me u çu kundër atij vendimi.
Pra, sjellja e tillë politike, është sjellje që lë trashigimi që thuhet në popull, lë trashigimi fesat, fesatçore, një grindje të pambyllun”, thotë Dukagjin Gorani në Pressing, përcjell Nacionale.
Pavarësisht urdhrit për zbatim të vendimit që peshoi mbi supet e Kosovës ndër vite, për Goranin, një gjuhë e tillë, nuk është gjuhë prej burrështetasi.
“Ajo që e dallon politikanin prej burrështetasit, është kjo, që politikani insiston në prodhimin e trashigimisë destructive për të ardhmen të cilën ka me e shfrytëzu elektoralisht.
Ndërkohë që burrështetasi duhet me marrë vendime dhe duhet me dalë me i përkrahë ato vendime. Ky nuk e laun burrështetasin, ky e luan politikanin e provincës”, tha Gorani.
Për këtë gjuhë të përdorur nga Kurti, teksa kumtonte vendimin, foli edhe Visar Ymeri në Debat Plus.
“Nëse problemi trajtohet kështu, qysh është trajtu veçanërisht nga eksponentë të Vetëvendosjes, tash çka je tuj iu thanë qytetarëve të Deçanit, për shembull: ky është vendim i padrejtë, është i Millosheviqit, duhet me i hetu gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese AKI-ja, mos janë të lidhun me Serbi najsend.
Çka po më thu ti kryeministër me bë unë si qytetar. Dhe në fund po thu zbatoje.
Çka me bë na? Pse po më kallxon mu, po më thu vendimi qenka i padrejtë, cka po thotë kryeministri për një vendim që ai po e zbaton.
Ai po e merr pra vendimin përfundimtar që ai me e zbatu”, tha Ymeri, shkruan Nacionale.